Ish gjenerali i ushtrisë serbe, Stevan Durovic ka zbuluar se ushtria serbe ka pasur spiunë shqiptarë të përfshirë në UÇK, të cilët sipas tij ishin lehtë të gjindeshin pasi shqiptarët shiteshin për disa qindra marka.

“Kishim spiunë në UÇK dhe e dinimin çdo lëvizje të Adem Jasharit. E dinim se me kë shkonte, kë takonte si dhe prej kujt financohej,” tha Durovic.

Ai ka shtuar se ushtria serbe ka mundur ta vrasë kur donte vetë Adem Jasharin. Kjo për arsye se në UÇK ata kishin tre spiunë, të cilët kanë punuar kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe sipas tij ata ishin kushërirë të Jasharit.

Stevan Durovic tha se më së shumti i ka ndihmuar një ish ministër i Kosovës, i cili ka pranuar të punojë si spiun për ushtrinë serbe. Nga ai kanë marrë informacionet për gjithçka në lidhje me Adem Jasharin./gazetametro.net

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb