TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm i PD-së Dritan Demiraj ndonëse njihet për profilin e tij të fortë nisur edhe nga profesioni i tij si ushtarak, ka përcjellë tek ndjekësit e tij një mesazh prekës për humbjen e një njeriu të dashur.

Demiraj ka humbur xhaxhain e tij, për të cilin shkruan se e donte pa masë dhe ishte model për të tërë familjen.

“Ka momente kur lutjet për njeriun e afërt nuk janë të mjaftueshme për ta mbajtur
midis nesh. Xhaxhai im i dashur Mensur Demiraj, jetove me nder, e shërbeve si model për të tërë ne!  Gjithë jetën të kam dashur pa masë, unë dhe gjithë familja jonë e madhe.  Të qoftë e lehtë rruga”, shkruan Demiraj.

Demiraj fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: