TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka kujtuar policët e rënë në detyrë në ditën e tyre nëpërmjet një statusi në “Facebook”. Demiraj shkruan se askush më shumë se ata nuk ka bërë për drejtësinë në këtë vend dhe se për të treguar vlerësim për ta duhet betejë kundër krimit. Por ish-ministri thotë se ata ashtu si edhe ne ndihen të tradhtuar pasi krimi ka mbështetjen e politikës dhe drejtuesve të policisë.

“Të nderuar miq! Sot është dita e të rënëve të policisë në krye të detyrës, një ditë që na kujton për te gjithë ata burra nën uniformë që me kurajë, trimëri dhe integritet dhanë jetën në luftë kundër krimit dhe për zbatimin e ligjit.
Askush nuk ka bërë më shumë se ata për rendin dhe drejtësinë në këtë vend. Për të treguar vlerësim për heroizmin dhe veprën e tyre ka vetëm një mënyrë: betejë pa kompromis kundër krimit, kriminelëve, trafikantëve dhe bandave të drogës.
Për fat të keq, ata, ashtu si edhe ne, s’kanë si të mos ndihen të tradhtuar pasi krimi kundër të cilit ata luftuan ka arritur të ketë mbështetjen e niveleve më të larta të politikës por edhe disa drejtuesve të policisë.
Krimi, bandat dhe mafia duhen mposhtur, por kjo bëhet e mundur vetëm me lidership të vendosur, qeveri dhe drejtues të ndershëm, që nuk mbrojnë apo ndajnë pushtetin me ta, por që i luftojnë dhe ndëshkojnë pa mëshirë. Lavdi dëshmorëve të policisë dhe familjeve të tyre”, shkruan Demiraj, duke postuar edhe një foto të polocit Ibrahim Basha të vrarë në Lazarat.

Demiraj fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb