Pasi arriti të fitonte betejat me gjykatat, ku iu kthye edhe liria, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tashmë shfaqet i qetë duke shijuar verën. Ish-deputeti i PS-së, ka publikuar rrjetet sociale një video ku shihet bashkë me të birin, ndërsa i mëson atij zhytjen në ujë.

“DT ia doli ? Zhytje e pastaj prap lart ? #1st #dive”, shkruan Tahiri, ndërsa nuk e fsheh kënaqësinë e arritjes së të birit.

Kujtojmë se kohët e fundit Tahiri ka qenë aktiv në rrjetet sociale, ndërsa njëherë është shfaqur teksa bën zhytje në liqen, apo shëtitje me kalë buzë detit dhe një ditë tjetër merret me rritjen e bletëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: