TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm teknik Dritan Demiraj ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe maxhorancës në vend.

Pas muajsh të tërë qëndrimesh disi neutrale, ish-ministri i PD që me sa duket është rikthyer në SHBA, shkruan nga Washington DC se Shqipëria është kapur sërish nga komunizmi, pasi ish-zyrtarë të dikaturës janë rikthyer me bekimin e Ramës. Ky i fundit sipas tij, mban në xhaketë yjet e Fidel Castros, ndërsa ambasadorët heshtin.

STATUSI I DEMIRAJ
Të nderuar miq!
Në një takim për nder të Muajit të Trashgimisë Latine, Presidenti Trump i përcolli komunitetit Kubanez vendosmërinë e SHBA-se për të luftuar komunizmin dhe mbështetur lirinë dhe Demokracinë në Kubë.

Shqipëria është e kapur sërish nga Komunizmi. Ish-Zyrtarë të lartë të diktaturës komuniste janë rikthyer me bekimin e Edi Ramës dhe drejtojnë shtetin.

Edi Rama “mban” yjet e Fidel Castros në xhaketë dhe u rikujton shqiptarëve bunkerët dhe simbolet traumatizuese të regjimit.

Shqiptarët po ikin masivisht si në kohën e ambasadave dhe anijeve famëkeqe te vitit 1990. Krimi po terrorizon qytetet si dikur sigurimi i shtetit dhe “agjitacion propaganda”.

Dhjetëra mijëra shqiptarë u burgosën në burgjet komuniste vetëm pse donin lirinë dhe ishin properëndimorë, ndërkohë ambasadorët e shteteve perëndimore heshtin.

Demiraj fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: