TIRANE– Ish-ministri i Brendshëm teknik Dritan Demiraj përmes një statusi në ‘Facebook’ ka thumbuar ish-ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, me të cilën ka pasur edhe ‘përplasje’ gjatë kohës që ajo ishte në këtë detyrë. Demiraj theksoi se Qendra Kombëtare e dhurimit të gjakut nuk duhet të pranojë çdo lloj gjaku të politikanëve, ndërsa shtoi se duhet të bëjë selektime.

Sipas Demirajt dhurimit të gjakut është akt human dhe se nuk përdoret për show mediatik. “Gjakut qe shkaterroi MM, qe infektoi, helmoi, kanabizoi dhe shkatërroi cdo qelize ne Forcat e Armatosura dhe sot nuk ka antidod qe ti beje derman!!!”, shkruan Demiraj.

35241103_2149113608436488_8568118159591079936_n

REAGIMI I DEMIRAJT
Te nderuar miq!
Në Qendrën Kombetare te dhurimit te gjakut, para disa ditesh dhuruan gjak disa politikane. Ky eshte nje veprim human i cdo qytetari shqiptar dhe sherben per te shpetuar jetet e njerezve ne nevoje.
Une mendoj qe detyra kryesore e tyre eshte qe ne radhe te pare te bejne politika dhe reforma per te permiresuar jeten e qytetareve, siguruar kushte me te mira jetese, pune, shkollimi dhe ndihme shendetesore, pasi ky eshte dhe qellimi kryesor per te cilen jane votuar deputetet dhe ministrat tane dhe jo per shoë mediatik!!
Per qendren e dhurimit te gjakut kisha nje sygjerim shume serioz, duhet te bejne selektimin e disa personave, pasi jo cdo lloj gjaku mund te pranohet.
Me gjithe perpjekjet e perditshme te Ministres se Mbrojtjes Znj Xhacka, per te sheruar sadopak FA, pasojat dhe demet jane akoma shume shume te medha, por ndryshimi sapo ka filluar.
Gjakut qe shkaterroi MM, qe infektoi , helmoi, kanabizoi dhe shkaterroi cdo qelize ne Forcat e Armatosura dhe sot nuk ka antidod qe ti beje derman!!!
DD, PhD. USA.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: