Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu gjatë një interviste tregoi edhe amanetin që kishte lënë Ibrahim Rugova pak para vdekjes.

Në emisionin “Pressing” Sejdiu zbuloi se presidenti i dikurshëm i Kosovës, kishte thënë se Sejdiu duhej ta trashëgonte në post.

“Rugova e ka thënë se unë duhet të jem njeriu që duhet të vazhdoj bisedimet dhe të udhëheq Ekipin e Unitetit. Këtë ia ka thënë edhe ambasadorit amerikan (Philip Goldberg, v.j), por edhe Petersenit (administratorit të UNMIK’ut, v.j.). Këtë e kam verifikuar, me fakte të vërteta”, është shprehur Sejdiu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: