ITALI – Ish-trajneri i Kilit, Horge Sampaoli, dukej se kishte parandjenjën se nuk mund të arrinte me këtë përfaqësuese sukseset e mëparshme.

Kjo nuk ishte për shkak të mungesës së cilësisë së lojtarëve të tij, por se shumë prej tyre, emra të njohur si Vidal, Pinija, Medel apo Sançez, e kishin gjithnjë e më pak mendjen te futbolli.

Sa i përket Vidal, trajneri i Argjentinës nuk ka ngurruar ta cilësojë si një person i cili ka probleme të theksuara me alkoolin dhe i nevojitet asistencë e specializuar për t’u shkëputur nga varësia raporton Tg.com.

“Arturo Vidal ka një problem të madh me alkoolin, ai nuk mund të kontrollojë veten dhe ka shumë nevojë të shkoj tek një specialist”. Një herë në avion më kërkoi të pinim një birrë , pastaj zbulova që brenda në shishe kishte whisky.

Ka edhe të tjerë, Pinilla mendon vetëm për festat, ndërsa Medel i pëlqen të argëtohet por nuk pi më”- thotë në mnyrë të drejtpërdrejtë trajneri në një intervistë për Radio Agricultura.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: