FUSHE-ARREZ- Kur kaluan katër muaj nga shembja masive e tokës në fshatin Dardhë të Fushë-Arrëzit, të prekurit nga kjo fatkeqësi ende nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti, veç një pakete ushqimore të mbërritur atje nga Rezervat e Shtetit.

Situata gjatë këtyre ditëve është renduar edhe më, pasi të strehuarit pranë kishës janë detyruar ta lëshonin atë për shkak të misioneve verore të klerit katolik.

Banorët thonë se askush nuk është interesuar për ta, ndryshe nga koha kur ndodhi shembja masive, të cilëve ju premtua mbështetje.

Banoret e prekur nga shembja masive në fshatin Dardhe tashmë jetojnë të pashpresë, teksa ndjehen të braktisur nga pushteti lokal dhe ai qendror.

Si pasojë e shembjes masive të tokës, tre banesa pësuan shembje të konsiderueshme, ndërsa disa të tjera janë të rrezikuara dhe janë shpallur të pabanueshme.

Përkundër kësaj askush nuk ka kthyer kokën më nga banorët fatkeq të Dardhës, të cilët kanë mbetur në mëshirë të fatit, pa shtëpi, pa tokë e pa shpresë se ku mund ta orientojnë jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb