TIRANË- Një ditë më parë deputeti Tom Doshi ishte ne qendër të vëmendjes mediatike pasi u bë zyrtari i dytë shqiptar të cilit i ndalohet hyrja në SHBA. Por duket se kjo çështje do të vazhdojë ta ndjekë edhe në vijim.

Doshi Kuvend 17 prill (1)

Ai ka reaguar me indiferentizëm ndaj këtij vendimi të SHBA-ve, ndërsa sot ka vijuar punën normalisht dhe ka shkuar në Kuvend si ligjvënës për të ndjekur mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku është anëtar. Por nuk i ka shpëtuar interesit të gazetarëve.

Doshi Kuvend 17 prill (3)

Gazetarja Marsela Karapanço raportoi për “BalkanWeb” se Doshi është pyetur nëse është një zyrtar i korruptuar dhe ka thënë se është shprehur njëherë për këtë çështje.
“Jam shprehur njëherë për këtë. S’do flas përditë për këtë çështje”, është shprehur Doshi.

Doshi Kuvend 17 prill (4)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: