Ivan Perisic ka bërë një Botëror të paharruar me Kroacinë, duke e nxjerrë shpeshherë kombëtaren nga vështirësitë.

Për ta bërë diçka të tillë duhet të vraposh shumë dhe pikërisht kjo është pika e fortë e 29-vjeçarit që ka bërë për vete Jose Mourinho-n nga i cili pritet që të bëjë një ofertë zyrtare te Interi.

Kthehemi te Botërori aty ku sipas statistika mëngjarashi ka vrapuar më shumë se të gjithë. Plot 74.5 kilometra ka përshkruar kroati. Gjithsesi kjo shifër është më e ulët se 80 kilometrat e përshkuara nga Xavi në 2010-ën dhe 84 kilometrat e përshkuara nga Muller në 2014-ën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb