Ivan Rakitic ka deklaruar në konferencën e djeshme para ndeshjes finale ndaj Franës se janë të gatshëm të realizojnë ëndrrën e tërë popullit kroat, triumfin në Kupën e Botës.

“Nuk ka ndjenjë më të mirë se të qënit një kroat. Kur kam vendosur të luaj për Kroacinë, kam ëndërruar për këtë. Jemi gati ta përmbushin ëndrrën tonë dhe të një populli, e kjo është diçka shumë e bukur.

Që nga fillimi ishim të bindur se mund ta realizojmë këtë synim. Jemi krenar, të lumtur, të bashkuar.

Nuk jemi vetëm 23 lojtarë, por 4 milionë e gjysmë banorë. Nuk po kërkojmë hakmarrje për Francën për eliminimin në 98-tën, por po kërkojmë Botërorin tonë të parë” ka thënë mesfushori i Barcelonës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb