Angela Martini është një nga modelet dhe ish – miss-et më të njohura shqiptare, e cila në vitin 2010 përfaqësoi Shqipërinë në spektaklin e bukurisë “Miss Universe”.

32- vjeçarja prej disa vitesh jeton në SHBA ku ka zhvilluar më tej edhe karrierën e modelingut.

Pavarësisht se ajo e ka nisur rrugën drejt modelingut në moshë të re, mbase shumë nga ju nuk e dinë si dukej ajo e vogël. Por vetë modelja ka treguar në Instastory disa foto nga adoleshenca dhe fëmijëria e saj.

Fotoja e parë që ajo ka postuar është në moshën 11 vjeçare, më pas ka vijuar me foto kur ishte 14 vjeçe dhe e ka mbyllur me një foto kur ishte vetëm 1 vjeçe dhe dukej një fëmijë i shëndetshëm.
auto_kp1528458699

auto_30085118_161805087828261_1465694483529072640_n-11528458783-750x430

auto_j1528458692

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: