TIRANE – Kejsi Tola është shumë e pëlqyer për vokalin dhe këngët e saj. Këngëtarja shqiptare ka sjell shumë këngë të bukura ndër vite, si dhe numëron disa pjesëmarrje të suksesshme në festivale.

Është etiketuar gjithmonë si një këngëtare që tërheq vëmendjen mediatike me muzikë, dhe jo fotografi apo postime në rrjetet sociale. Megjithatë, së fundmi Tola ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin vjen më ndryshe se asnjëherë më parë.

Jashtë kornizave të stilit të saj të zakonshëm, Kejsi Tola vjen me disa foto tërheqëse dhe provokuese, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim në skenë. Stili “gangsta” duket se shkon shumë këngëtares 25 vjeçare, fotot, e së cilës kanë marrë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb