Ndodh shpesh herë që të ndjehemi se po lagemi me pështymën që del nga goja gjatë gjumit dhe në mëngjes zgjohemi me jastëkun e lagur. Ky është një proçes që ndodh në çdo moshë dhe shpesh mund të jetë I turpshëm dhe i bezdisshëm.

Një gjest tërësisht I pandërgjegjshëm por ajo që duhet të dimë është se kjo është një shenjë pozitive e trupit, pasi tregon se pushojmë mirë. Një person i cili ka pështymë gjatë gjumit është një person që ka një fazë të ndërprerë të REM dhe për rrjedhojë nuk ka probleme me gjumin. Por e kundërta ndodh me ata që kanë një gjumë të lehtë dhe të shqetësuar, nuk do e kalojnë kurrë këtë fenomen, shkruan “shëndeti”.

Ky fenomen konsiston në një mosfunksionim të koordinimit të mekanizmit të gëlltitjes, që shkakton akumulimin e pështymës së tepruar në gojë. Gjithsesi, duhet të përmendim se ky gjest tërësisht normal mund të ndodhë edhe kur ka probleme shëndetësore siç janë:

– Kariesi dentar

-Kontroll i dobët i muskujve të fytyrës

-Problemet neurologjike

Është gjithmonë një ide e mirë për ta paraqitur këtë çrregullim tek mjeku juaj, i cili do t’ju tregojë nëse është faktor krejtësisht i padëmshëm, siç u përmend më sipër, apo fsheh një problem shëndetësor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: