Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi në kulmin e sezonit veror ka prezantuar sot 16 zonat prioritare për zhvillimin e turizmit. Që nga bregdeti dhe deri tek malet Klosi tha se Shqipëria ka një mundësi të artë për të zhvilluar turizmin dhe se qeveria po bën të pamundurën që të arrihen standardet europiane.
Këto zona janë zgjedhur mbi bazat: e vlerave natyrore, historike, kulturore dhe social – ekonomike.

Duke u ndalur tek shifrat, ministri tha se është rritur numri i turistëve me 9.1% këtë vit, krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar gjë që ka sjellë 30 milion euro të ardhura më shumë për ekonominë e vendit.

Ja zonat e mbrojtura
2 km nga vija bregdetare
Parku Natyror i Alpeve
Parku Natyror i Korabit
Parku i Belshit,
Liqeni i Ohrit dhe Prespa.
Liqeni i Ulzës
Lugina e Vjosës,
Lugina e Zagorisë
Parku Natyror i Lurës,
7 liqenet e Lurës
Zona e Dajtit
Mali i Tomorrit
Kanionet e Osumit,
Pyjet e Sherbenik-Jabllanicë
Mali i Moravës
Zona e Rinasit

“Buxheti i shtetit tashmë përfiton 26.8% si vlerë e shtuar indirect në zhvillimin e vendit, për një kontribut prej 8.5% në kontribut direct drejt për së drejti. Ne kemi arritur që me politika të perbashkëta të zhvillimit të turizmit të rrisim kontributin në ekonominë në vendin tonë, pra një leke I investuar kërkon 3 lekë të shtuara në ekonominë e vendit tonë. E kemi mundësinë tashmë të flasim për 300 mijë vende pune në sektorin e turizmit që ndikohen drejtpërsdrejti ose ne menyrë indirekte nga sektori i turizmit”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi. Turizmi po kthehet në industri për vendin tonë dhe arsyeja kryesore është se numri i turistëve është në rritje. ‘Po të shikojmë shifrat realisht cdo ministër në cdo qeveri do të ndjehej pozitiv, po te shikosh se sa shumë numri I turistëve është rritur cdo vit në vendin tonë. Viti 2017 shenoi 5.1 milion turistë të huaj të hyrë në vendin tonë, I cili krahasuar me një vit më pare është një rritje shumë e madhe, por krahasuar me atë cfarë ne duhet të arrijmë në Shqipëri, ne realisht mendojmë se kemi shumë më tepër hapsira dhe mundësi. Dhe sot jemi mbledhur këtu për të diskutuar për këto hapsira dhe këto mundësi. Vetëm në katër mujorin e parë të këtij viti ne kemi pasur një rritje prej 9.1% të numrit të turistëve krahasuar me një vit më parë duke shënuar rreth 30 milion euro të ardhura më shumë në ekonominë Shqiptare, të cilat kanë pasur shtrirjen e tyre në të gjithë sektorin të pandarë”, tha Klosi.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: