Jennifer Garner në një intervistë të dhënë së fundmi për News.com, është treguar shumë e sinqertë kur ka deklaruar se pas ndarjes nga bashkëshorti Ben Affleck, nuk ka dalë me asnjë mashkull.

Ata i dhanë fund lidhjes së tyre 10 vjeçare në vitin 2015.

Jennifer ka treguar se edhe pse miqtë e saj janë munduar që ta prezantojnë me meshkuj të tjerë, ajo i ka refuzuar, pasi nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje në këtë periudhë.

Ajo ka treguar se është duke jetuar një jetë të cilën nuk do të kishte dëshiruar kurrë ta jetonte, as për veten dhe as për tre fëmijët e saj.

“Që unë të filloj të njoh një mashkull, duhet të qartësoj mendimet e mija dhe të kuptoj që jo të gjithë meshkujt janë njësoj, jo të gjithë gabojnë…”, është shprehur aktorja e bukur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: