Në një intervistë për Harper’s Bazaar, Jennifer Lopez ka folur hapur për lëvizjen #MeToo dhe ka treguar një episod që i ka ndodhur në Vitet 90-të. ‘Bëhej fjalë për provimin e një prej filmave të mi të parë. Më është kërkuar nga regjisori që të heq këmishën dhe të tregoj gjoksin. Por unë nuk e bëra. Isha naive dhe pa eksperiencë, por e kuptoja që ajo sjellje nuk ishte e duhura’, ka thënë.

Pyetjes nëse ajo kishte pësuar ngacmime seksualë në Hollyeood JLoi është përgjigjur. ’Nuk kam pësuar abuzime si të atyre që kanë treguar shumë femra kohët e fundit’, ka thënë këngëtarja. Por ajo kërkesë gjatë atij provimi, ka lënë shenjë tek unë’.

Lopez, ka thënë se e kupton linjën e artistëve të lëvizjes #MeToo, të cilave u është dashur të heshtin për të mos vënë në rrezik karrierën e tyre dhe ka shtuar: ’Kur u përgjigja që nuk do ta bëja, isha e terrorizuar. Kujtoj që zemra ime rrihte fort në gjoksin tim dhe i thashë vetes ç’po bën. Ky burrë po më ofron një punë!”

Megjithatë zgjedhja e tij u manifestua me qartësi. ’Sigurisht bëhej fjalë për një nga filmat e mi të parë. Por në mendjen time isha e sigurt që ajo sjellje nuk ishte e duhura’ shton Lopez.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: