Pak orë pas zyrtarizimit të Cristiano Ronaldo-s si futbollist i Juventusit nga Italia vijnë raportime të reja sa i takon merkatos në aksin Madrid-Torino.

“Premiumsport” shkruan se Beppe Marotta nuk do të ndalet këtu dhe do të kërkojë një tjetër transferim të madh nga Reali i Madridit. Këtë herë bëhet fjalë për tjetër futbollist kryesorë që ka në përbërje Reali, Marcelon.

Zërat ishin prezentë prej disa ditësh, por nënshkrimi i Ronaldos në ditën e sotme dhe miqësia e ngushtë që ai ka me mbrojtësin brazilian, kanë ndikuar që një marrëveshje e tillë të hamendësohet gjithmonë e më tepër nga mediat italiane.

Megjithëse gjithçka pritet të zbardhet në ditët në vijim, Juventusi duhet të mbyll fillimisht çështjen e Aleks Sandro, pasi mbrojtësi brazilian nuk është në planet e klubit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb