Nuk do të ketë dalje jashtë Shteteve të Bashkuara për fëmijët e Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Është ky diktati ligjor deri në fund të divorcit, që zgjat prej gati 2 vjetësh për çiftin hollywoodian.

Artistja, ashtu siç shkruan shtypi amerikan, duke cituar disa burime pranë ish çiftit është shumë e zemëruar.

Joli në fakt do të niset drejt Londrës për të nisur xhirimet e ‘Maleficent’ dhe i duhet të marrë me vete të gjithë fëmijët e saj Maddox, 16 vjec, Pax, 15, Zahara, 13, Shiloh, 11, dhe binjakët 9 vjeçar Knox e Vivienne.

Por nga gjykata ka ardhur një vendim që e ndalon transferim e fëmijëve jashtë Vendit. Deri në momentin kur do të ketë një marrëveshje divorci me Pitt fëmijët do të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara.

Një vendim që e bën artisten dhe personat pranë saj shumë të zemëruar: ‘Po kërkohet një zgjidhje”, thonë miqtë e familjes, por hipoteza mbetet që fëmijët të qëndrojnë në shtëpi me baba Pitin, që ndërkohë ka pranuar rolin e “Once Upon a Time in Hollywood” të Tarantino, ku xhirimet do të bëhen ndërkohë në Los Angeles duke i dhënë mundësi aktorit të famshëm të rrijë pranë fëmijëve të tij.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb