DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga 4 persona pasi u është gjetur një sasi eksplozivi e llojit C4. Sipas burimeve zyrtare, janë arrestuar shtetasit Dashnor Dumani, 30 vjeç; Febjus Dauti, 31 vjeç; Asllan Plaku, 24 vjeç dhe Bledar Plaku, 31 vjeç.

Burime nga blutë e Durrësit, bëjnë me dije se 4 personave të arrestuar u janë gjetur dhe sekuestruar 3 mina të montuara në celular. Mësohet se arrestimi i tyre nga policia ka ardhur pas një hetimi 2-mujor në bashkëpunim me prokurorinë, ndërsa ata akuzohen për “Trafikim të lëndëve plasëse”. Policia sekuestroi një mjet tip “Fiat puno”, 7 telefona celularë, tela elektrikë si dhe pajisje për minat. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe përfshirjen e personave të tjerë. Nuk dihet ende nëse ky grup ka lidhje me ngjarjen e një dite më parë në Durrës, ku një sasi eksplozivi shpërtheu makinën e Ardian Trotës.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: