Ndoshta iu kujtohen fotot e një fëmije të vogël i cili kishte trupin e një “bodybuilder-i” me eksperiencë. Ato foto ishin reale dhe bëhej fjalë për vogëlushin Richard Sandrak të lindur në vitin 1992 në Ukrainë, i cili në një moshë fare të vogël ngrinte pesha si një profesionist.

Prindërit e tij Pavel dhe Lena, përkatësisht kampion bote i arteve marciale dhe instruktore aerobie, u transferuan në SHBA kur fëmija ishte vetëm dy vjeç, sipas Jeta Osh Qejf. Ata i dhanë të birit një program palestre që filloi me aerobi por shpejt u transformua në ngritje peshash. Ata kërkuan ta integronin djalin në fushën e biznesit dhe reklamës ndaj dhe punësuan një trajner personal.

Kur fotot e tij u publikuan në internet shkaktuan një debat të fortë në opinionin publik, nëse prindërit duhet ta bënin këtë gjë apo jo. Por fëmijëria e tij ishte shumë e trishtueshme. babai e detyronte të bënte me qindra përsëritje peshash në ditë dhe të mbante një dietë strikte ndryshe nga fëmijët e tjerë të moshës së tij. Jeta e tij mori një kthesë në moshën 11 vjeçare kur babai i tij u fut në burg për sulm ndaj bashkëshortes. Ishte pikërisht koha kur Richard hoqi dorë nga sporti ekstrem.

Po ku është ai sot dhe çfarë bën në jetën e tij? Richard 24 vjeç, nuk është më një trup i mbushur me muskuj por ka një formë fizike mjaft të mirë dhe punon si dublant për aktorët e filmave, duke i zëvëndësuar ata në skena ekstreme.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb