Napoli ka marrë një fitore madhështore në transfertë kundër Juventusit në “Seria “ duke lënë të hapur totalisht çështjen e titullit kampion kur duhen edhe 4 javë nga fundimi.

Skuadra e drejtuar nga Sarri i është falur golit të qendërmbrojtësit Koulibaly në minutën e 90-t. I gjithë takimi është shoqëruar me dyluftime të ashpëra dhe grintë, por në fund të gëzuar kanë dalë napoletanët të cilët e kanë çuar në vetëm 1 pikë diferencën me bardhezinjte.

Juventusi renditet në vendin e parë me 85 pikë kundrejt Napolit të vendit të dytë me 84 pikë. Gare për titullin kampion është më e hapur se kurrë. Kujtojmë që javën tjetër Juventusi luan në transfertë kundër Interit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb