Andrea Rabiot është futbollisti më i përfolur këto ditë në merkaton e verës. Për mesfushorin më të interesuara janë Juventusi dhe Barcelona, por edhe Milan nuk qëndron mbrapa.

Gjithsesi së fundmi raportohet se ‘zonja e vjetër’ për momentin ka hapur krahun. Sipas “Tuttosport” klubi italian do të hyjë në garë për futbollistin vetëm nëse e transferon me parametër zero.

Kujtojmë që Rabiot-it i përfundon kontrata me Paris SG verën e ardhshme dhe nga janari, nëse nuk largohet këtë sesion merkatoje, do të jetë i lirë të negociojë me këdo skuadër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb