TIRANE – Pas përurimit të bustit të Pjetër Arbnorit ditën e djeshme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, konsumoi një kafe me dy kritikët e tij Genc Ruli, i cili prej disa kohësh nuk ishte më pjesë e PD, si dhe Besnik Mustafajn.

Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët Basha foli për takimin duke thënë se ishte thjeshtë një kafe miqësore.

“Ishte thjeshtë një kafe miqësore. Nuk kam gjë për t’u shtuar apo hequr fjalëve që thanë Besniku dhe Genci,” tha Basha.

Ndërsa i pyetur se a do të ketë ndonjë përpjekje për t’i shtrirë dorën të larguarve të tjerë si Jozefina Topalli, Astrit Patozi apo Arben Imami, kryetari i PD tha se ai është i hapur për këdo që kontribuon në shtëpinë demokratike.

“Dora ime do jetë e shtrirë për këdo që do vijë të kontribuojë në këto orë kritike, qofshin ata që i takojnë historikisht shtëpisë së tyre demokratike, qofshin këta të rinj”.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: