TIRANE– Komisioni i Pavarur i Aplikimit, ka rikonfirmuar në detyrë prokurorin Arben Dollapaj, i cili aktualisht është në prokuror i Apelit në Shkodër.

Dollapaj i është nënshtruar të tria kritereve të përcaktuara ne ligj për Vettingun. Ai ishtë i pranishëm vetëm në seancën e kaluar dëgjimore, pa avokat. Trupa gjykuese drejtohej nga Lulzim Hamitaj, Olsi Komici relator dhe Brunilda Bekteshi.

Arben Dollapaj është pjesë e listës prioritare për shkak të funksionit si prokuror i Apelit në Shkodër dhe kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sipas raportit të ILDKPKI-së, të çuar për KPK-në, prokurori Dollapaj ka pasuri të justifikuar dhe s’ka fshehje të pasurisë. Edhe nga hetimi i thelluar, Arben Dollapaj rezulton me pasuri të justifikuara.

Kujtojmë që prokurori Dollapaj u transferua në Shkodër në kohën që në krye të organit të akuzës ishte Adriarik Llalla me të cilin pati përplasje.

Prokurori Arben Dollapaj ka pasur në shqyrtim disa nga çështjet më të rëndësishme, si “Banda e Lushnjes”, “Gërdeci” ku kërkoi rrëzimin e vendimeve të Shkallës së Parë dhe burgosjen e të pandehurve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb