TIRANË- Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me çështjen e refugjatëve në Shqipëri.

Në një status në “Facebook”, Shkëlzen Berisha thotë se tashmë shqiptarët nuk do kenë më nevojë të largohen. Motivin e gjen tek kampet që do ngrihen në vend për pritjen e refugjatëve.
“Shqiptarët nuk do kenë më nevojë të largohen. Tashmë kampet do i kenë në shtëpi”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Shkelzen Berisha

Ditën e djeshme zëvendës ministri i Brendshëm Julian Hodaj duke folur për një median gjermane ZDF tha se Shqipëria i ka kapacitetet të mbajë deri në 600 mijë refugjatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb