FIER– Policia e Fierit ka ndaluar dhe ka referuar materialet në Prokurori për një 14-vjecar, pasi është kapur me 4 doza kanabis sativa. I ndaluari është i mituri me inicialet A.H banues në Fier.

Njoftimi i policisë:
Më datë 16.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin e mitur A.H., vjeç 14, banues në Fier, pasi dyshohet se në lagjen “15 Tetori”, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283/1 e 286 të Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: