DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person që ishte kthyer në tmerrin e pronarëve dhe shoferëve të makinave “Mercedes Benz” në qytetin bregdetar.

Sipas informacioneve zyrtare, ai është kapur në kuadër të operacionit të koduar “Çelësi”, duke i dokumentuar 8 vjedhje por policia nuk jep as emrin dhe as moshën duke u justifikuar me faktin se hetimet vazhdojnë.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, pas një pune hetimore disa mujore kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Çelësi”. Është vënë në pranga një shtetas, konkretisht shtetësi N.D.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në sajë të veprimeve hetimore të specializuara kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e 8 vjedhjeve automjetesh, kryesisht të markës “Mercedez Benz” të dyshuara të kryera nga shtetasi i mësipërm, në lagjet Nr. 14 dhe 17, Durrës”, deklaron policia.

VJEDHJET E DOKUMENTUARA
1. Më datë 09.10.2016, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit R.K., 43 vjeç , të cilin e kishte parkuar. Në automjet kishte edhe një telefon celular “iPhone” dhe 90 000 lekë.

2. Më datë 18.10.2016, në lagjen Nr. 14, Shkozet, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit L.K., 57 vjeç, të cilin e kishte parkuar.

3. Më datë 13.12.2016, në lagjen Nr. 18, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.L., 39 vjeç, të cilin e kishte parkuar.

4. Më datë 07.01.2017, në lagjen Nr. 16, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit Ç.D., 53 vjeç, të cilin e kishte parkuar.

5. Më datë 28.02.2017, në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E.T., 23 vjeç, të cilin e kishte parkuar.

6. Më datë 14.03.2017, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit I.D., 32 vjeç , të cilin e kishte parkuar.

7. Më datë 28.03.2017, në lagjen Nr.17.1 Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit G.N., 54 vjeç, të cilin e kishte parkuar.

8. Më datë 29.03.2017, në lagjen Nr.17, Durrës, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Volswagen cady”, në pronësi të shtetasit A.B., të cilin e kishte parkuar.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje” në bashkëpunim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: