TIRANE- Duke komentuar kapjen e 3.4 milionë eurove në dy makina tip ‘Toyota Yaris’, një ditë më parë në Portin e Durrësit, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, thotë se po pret alibinë e radhës së kryeministrit Rama. Vasili shkruan në Facebook, se paratë e krimit kanë marrë dhenë dhe po shkatërrojnë shoqërinë.

STATUSI I PLOTË
Miliona euro kriminale ne Durrës, presim ndonjë sqarim idiot te kryeministrit.
Paratë e krimit kane marrë dhënë dhe po shkatërrojnë shoqërinë shqiptare, ekonominë e vendit dhe kane inkriminuar qeverisjen e kryeministrit deri ne palce.
Kryeministri peng i parave kriminale jep vazhdimisht shpjegime idiote për gjoja armiq, gjoja opozite qe i hedh balte.

Po tani qe miliona euro u kapen ne portin e Durrësit çdo thotë kryeministri?
Presim shpjegimin idiot të radhës.

SI U KAPËN PARATË E FSHEHURA NË “TOYOTA YARIS”
Fillimisht u dyshua për 1.5 mln euro në një automjet të vendosur në një transportues me 8 makina të tjera, ku dyshohet se do dërgoheshin në Kosovë. Por pas verifikimeve është zbuluar dhe një makinë e dytë. Dy mjetet ishin me tek derë. Paratë janë gjetur në bagazhet e mjeteve të futura në 4 thasë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se është bërë dhe analizave e parave dhe nuk janë fallco. Sasia e parave është zbuluar pas raportit të paraqitur nga Interpol Roma.

Makinat Toyota kishe mbërritur në port nga Italia rreth orës 10:00 të paradites së 24 qershorit 2018 dhe ishin ngarkuar në një trajler me tragetin e Linjës Ankona–Durrës.

Sipas hetimeve automjetet vinin nga Belgjika, kaluan tranzit në Itali dhe u bllokuan në Durrës pas njoftimit të Interpol Romës.

Paraprakisht dyshohet se sasia e parave mund të jetë siguruar nga aktivitete kriminale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: