Katër ose pesë filxhanë me kafe në ditë, zvogëlojnë vdekshmërinë kardiovaskulare nga 10 në 18 vjet. Pirja e kafesë për një afat të gjatë, ka efekt pozitiv.Të njëjtat efekte pozitive në shëndetin e zemrës, ndonëse më të buta, i ka edhe konsumimi i çokollatës së errët në 85 %.

Sebastiano Marra, drejtor i departamentit kardiovaskular në spitalin Maria në Torino, do të presë mbi 600 të ftuar dhe 100 folës në ato që quhen Ditët Kardiologjike Torineze, përfshirë kardiologë dhe ekspertë nga Gjermania, Zvicra dhe Franca. Takimi do të fokusohet te parandalimi, shkruan “shëndeti”.

CFARË ËSHTË E MIRË
Sigurisht mund të themi se gjatë 20 viteve të fundit kemi ilaçe të reja, teknika të reja kirurgjikale të cilat pa dyshim kanë ulur vdekshmërinë, por për ¾ merita është parandalimi, thotë Marra dhe pikërisht mbi këtë faktor ne mjekët duhet të angazhohemi. Por përveç njohjes së faktorëve të rrezikshëm, një pikë tjetër vendimtare është njohja e asaj që është e mirë për shëndetin e zemrës dhe trupin tonë në tërësi. Në këtë kuptim, risia më interesante dhe në mënyra të papritura përbëhet nga kafja.

ANKTHI DHE HIPERTENSIONI I REDUKTUAR
Ka të dhëna të cilat tregojnë se individët që konsumojnë kafe në afate të gjata kanë më pak ankth, flenë më mirë, nuk ka presion më të lartë se ata që nuk pinë. Një studim francez ,i cili ka analizuar më shumë se 200.000 njerëz gjatë një periudhe 8–10 vite, raporton të dhëna pozitive mbi vdekshmërinë. Të dhënat konfirmojnë se ata që pinë kafe kanë një humor të mirë, më pak ankth, qetësohet më mirë, nuk ka presion dhe kolesterol më të lartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb