Bullgaria do të rikonstruktojë më shumë se 200 ura, pas tragjedisë në qytetin italian, Genova. Vendimi është bërë i ditur në një njoftim qeveritar të enjten, transmeton Reuters. Një total prej 211 urash, shumica e të cilave janë ndërtuar 34 apo 40 vjet më parë janë në gjendje të keqe, ka thënë ministria për Zhvillim Rajonal në një takim qeveritar. Kryeministri bullgar, Boyko Borisov ka thënë se të gjitha urat duhet të rinovohen dhe të forcohen.
“Qoftë përmes kredive, të cilat më pas duhet t’i pagujmë me taksa, apo përmes buxhetit, dua që të gjitha urat të rinovohen sa më parë”, ka thënë ai në gjatë një takimi

Bullgaria, shteti më i varfër në Bashkimin Evropian, ka pranuar për dekada ndihmë financiare nga Evropa për të modernizuar infrastrukturën.
Ky shtet është pothuajse katër herë më i madh se Belgjika, por ka 777 kilometra autostradë, pjesa më e madhe e të cilave janë në gjendje të keqe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb