ITALI-Kamioni ‘Basko’ pak metra nga ‘humnera’ është bërë simbol i tragjedisë në Genova.

Mjeti është lëvizur sot së bashku me mjetet e tjera të mbetura atje, si koha të ishte ndalur.

Në drejtimin e këtij mjeti ishte Luigi Fiorillo, 37 vjeç, i martuar. Për Tgcom 24 shoferi tregon momentet e tmerrit që përjetoi ditën e 14 gushtit.
‘Në një moment gjithçka u drodh, makina që kisha përpara u zhduk, si të ishte gëlltitur nga retë. Ngrita sytë dhe pashë shtyllën e urës të binte poshtë. Në këtë moment ndalova, jo vetëm frenova por edhe bllokova rrotat.

Instiktivisht kur u gjenda me boshllëkun përpara mendova të eci mbrapa si për t’u arratisur nga ai ferr’, tregon burri.
’Pastaj zbrita nga makina bëra një hap dhe pashë që isha shumë pranë bordurës. Fillova të vrapoj’ ka shpjeguar ai.

Që është gjallë është pothuajse një mrekulli, sepse ashtu siç e ka shpjeguar edhe ai të gjitha makinat përpara atij ranë në ‘humnerë’. ’Pashë vdekjen me sy, shpëtova për mrekulli’, përsërit ai.

Më origjinë nga Selerno, ai tregon: ’Pashë rrugën të shembet dhe të gëlltisë të gjitha makinat që kisha përpara meje’. Kamioni që ai ngiste mbeti atje, dhjetë metra nga bordura dhe është lëvizur vetëm sot.
‘Kur hodha sytë poshtë urës për herë të fundit në drejtim të humnerës, u luta për të vdekurit dhe vrapova’ thotë Luigi.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb