FIER– Një shprehje e Homerit shqiptar, kolosit të letrave Gjergj Fishta gjen vend dhe sot ndër shqiptarë.

“Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”, kjo fjalë e poetit të madh ka treguar se ndër shekuj shqiptarët e kanë pasur bashkëjetesën fetare një shembull për të gjithë duke e përcjellë brez pas brezi.

Dëshmia sot vjen nga Fieri, ku një klerik ortodoks ka uruar për festën e Kurban Bajramit gjithë besimtarët myslimanë, duke dëshmuar paqe e mirëkuptim pavarësisht bindjeve fetare ndërmjet njerëzve.

Këtë dite të shënuar për besimtarët myslimanë e ka përshëndetur mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, hirësia e tij Imzot Nikolla, i cili ka thënë se asgjë nuk arrihet pa sakrificë.

“I uroj të gjithë vëllezërve myslimanë, jo vetëm në vendin tonë, por në mbarë botën gëzuar. Me bekimin e Perëndisë duhet të kuptojmë se festa sot, e cila mbështetet mbi sakrificën është një shenjë për të gjithë neve që asgjë nuk mund të arrihet pa sakrifica. Çdokush nga ne duhet të thotë nëse duam të kemi një dashuri dhe harmoni mes nesh, ajo duhet të mbështet mbi sakrifica. Gëzuar për shumë vjet!”- ka thënë Imzot Nikolla.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: