TIRANE – Vetëm pak javë pasi u mësua se cili ishte i dashuri që i kishte rrëmbyer zemrën, Morena Taraku ndahet nga milioneri nga Teherani, Sasha Sobhani.

Dhe menjëherë lajmi qarkulloi me shpejtësinë e dritës në të gjitha portalet shqiptare. Madje, shumë shpejt u aludua edhe për arsyen e ndarjes që, me gjasë, ishte homoseksualiteti i Sasha-s.

-640-0-5b2fca1da8c4d

Të paktën kështu është komentuar gjerësisht në rrjet, ndonëse vetë këngëtarja dhe modelja nuk ka konfirmuar asgjë, por ka dhënë disa sinjale në Instagram.

Prej kohësh, destinacioni i vetëm i Morena Tarakut ishte Stambolli dhe shumë shpejt u kuptua se arsyeja ishte pikërisht i dashuri – një miliarder me origjinë nga Taherani dhe me biznese edhe në Turqi.

-640-0-5b2fca0f84849

Por, kjo dashuri nuk ishte e destinuar të vazhdonte për shumë kohë. Jo vetëm që dy të rinjtë i kanë fshirë postimet që të çonin te raporti i tyre, por edhe kanë nisur “luftën” virtuale me tallje e fyerje, me ose pa adresë ndaj njëri-tjetrit.

sasha-1-e1527599793173-780x439

Ditën djeshme Morena postoi në Instagramin e saj, në të cilën shkruan “Kur zbulon se i dashuri është homoseksual”, nuk ka vonuar as reagimi i Sasha-s. Në një postim të fundit, ai shkruan “Turp të të vijë…”. Por nuk dihet në drejtim të kujt është ky mesazh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: