Gjykata e Lartë nuk ka pranuar ankimimin e Arben Frrokut duke ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda dhe dënimin me burg të përjetshëm për të.

Arben Frroku akuzohet për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj. Në seancën e datës 8 qershor, Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar rekursin e mbrojtjes për Arben Frrokun. Mësohet se vendimi është marrë në dhomë këshilli pa kaluar në seancë gjyqësore. Sot është zbardhur vendimi.

Vendimi në fjalë vjen pas kërkesës së Arben Frrokut për pafajësi, në të cilën argumentonte se ishte dënuar padrejtësisht për vrasjen e Lamajt.

Arben Frroku aktualisht ndodhet në Holandë dhe është në pritje të ekstradimit. Pas zhdukjes, Frroku u arrestua me urdhër ndërkombëtar arresti. Ai u kap në Schiphol me pasaportë greke të falsifikuar me emrin Renato Çepa.

Vrasja e kryekomisar Dritan Lamaj ndodhi më 24 shkurt të vitit 2013. 41-vjeçari u qëllua me kallashnikov ndërsa ndodhej në makinën e tij.

Autorët e larguan me një makinë BMË të blinduar, automjet në të cilin u gjetën shenjat e gishtërinjve dhe fije floku të biznesmenit Arben Frroku.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: