SHBA-Në rresht të parë, përpara Konsullatës së Republikës së Koresë sw Jugut në Los Angeles, për të protestuar kundër tregtisë së mishit të qenit, ishin edhe dy yjet e showbizit amerikan Kim Basinger dhe ish bashkëshortja e Elvis, Priscilla Presley.

Kim shfaqet me një tabelë të varur në qafë, ku duken tre qen të ngordhur dhe një mbishkrim: ’Mjaft më me mishin e qenit’, ndërsa Prischilla mbante në dorë një qen të ngordhur.

Mes shumë personazheve të famshëm të Hollywood që i janë bashkuar manifestimeve kanë qenë edhe Donna D’Errico dhe EG Daily. Një protestë në mbështetje të LCA-Last Chance For Animals.

Kjo organizatë ka qenë e para që ka njoftuar në website e saj vrasjen e qenve . E përditshmja ‘The Blast’ ka zbuluar se si qentë merreshin në Los Angeles nga një veterinar dhe vriteshin e më pas dërgoheshin në Korenë e Jugut për tu konsumuar si mish.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb