Për të arritur në fshatin Zhongdong të Kinës, duhet më shumë se një orë të ngjitesh në mal.

Shpella e ndodhur rreth 1,500m mbi nivelin e detit, në Kinë, është një banesë ku jetojnë rreth 100 njerëzve.
Në fakt, brenda kësaj shpelle ndodhet një fshat i tërë, i cili besohet se është vendbanimi më i vjetër në vend.

Ky komunitet që jeton në këtë shpellë kishte edhe një shkollë, por qeveria kineze e kishte mbyllur atë më 2011, për shkak se, sipas qeverisë, “Kina nuk është një shoqëri shpellarësh”.

Banorët e shpellës janë duke lobuar për ta ndërtuar një rrugë që lidh shpellën me infrastrukturën ekzistuese, në mënyrë që të përmirësohet jeta e fshatarëve.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: