SHKODER- Pas tragjedisë që goditi dy ditë më parë Italinë, ku humbën jetën 39 persona, Kryeipeshkvi i Metropolisë së Shkodrës, Massafra ka dhënë një mesazh të qartë pas ngjarjes, të cilat ia ka përcjellë edhe arqipeshkvit në Itali.

Në nder të viktimave Massafra u lut për shpirtin e viktimave, ndërsa theksoi se Zoti është afër atyre që vuajnë. Në mesazhin e tij Massafra tha se njerëzit duhet të durojnë njëri-tjetrin dhe të kenë guxim për të falur.

“Ngushëllime familjareve. Ata u nisen për pune dhe përfunduan në mënyrë tragjike. I kemi dërguar ngushëllim arqipeshkvit në Itali. Shën Rroku na mëson të jemi njerëz të mirë. Zoti është afër atyre që vuajnë. Na nxit që të kushtojmë jetën për Zotin dhe të tjerët. Do t’i mësoni fëmijëve fenë dhe besimin. Prindërit janë edukatorët e parë të fesë. Fëmijet rrezikojnë shumë sot. Të kemi kujdes të mos humbim fenë. Nuk mund të jemi arrogant ndaj njeri-tjetrit. Duroni njeri-tjetrin. Të kemi guxim për të falur. Kur vijmë në Kishë nuk humbim kohë por fitojmë kohë”, pohoi Massafra, raporton gazetari Senad Nikshiqi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb