DURRES-Një pushues nga Mallakstra ka humbur jetën tek ‘Shkëmbi i Kavajës’ në Durrës gjatë ditës së sotme.

Viktima është Agur Isufi 68 vjeç, i cili kishte ardhur nga Amerika për pushime në Shqipëri, por ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Policia bën me dije se 68-vjeçari ka qenë në breg të detit kur ka humbur ndjenjat, pasi dyshohet se i ka rënë infarkt.

Trupi i 68-vjecarit është transportuar për në morgun e spitalit të Durrësit, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.

“Më datë 19.08.2018, rreth orës 12:15, në lagjen Nr.13 Plazh, tek Shkëmbi i Kavajës,  në  breg te detit i ka rënë të fikët shtetasit A.I. 68 vjeç, i cili rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se i ka rënë infarkt. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: