Ajri nuk ka qenë ndonjëherë më i ndotur me dioksid karboni sa në 2017. Njoftimin e jep Noaa, agjencia amerikane që merret me meteorologjinë, gjatë një studimi për Klimën, ku u përfshinë 500 shkencëtare në 65 vende të botës.

Sipas relacionit, 2017 ka qenë viti rekord për nivelin e CO2 në atmosferë dhe ka qenë viti i tretë më i nxehtë në historinë e Planetit, pas 2016 dhe 2015.

Që kur njeriu zbriti në Planet dhe deri në kohët e fundit sipas ekspertëve CO2 në ajër është luhatur nga 170 dhe 280 pjesë për milion.
Në 2017 dioksidi i karbonit në atmosferë ka arritur rekord me 405 pjesë për milion.

Sipas raportit ai është katërfishuar në krahasim me 1960’. Ndër të tjera nga 1880, vit në të cilin ekzistojnë në dhënat, 2017 ka qenë edhe viti me i nxehtë në histori.
’Viti i kaluar ka qenë edhe më i nxehti, nëse nuk marrim parasysh prezencën e El Nino, fenomenit natyral periodik që nxeh oqeanet dhe kontribuon në rritjen e temperaturës globale’, shpjegojnë ekspertët.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb