Në futboll ekzistojnë disa lloje skuadrash kur vjen puna te merkato. Ka disa që janë në gjendje të blejnë çdo lojtar, si Real Madrid, Barcelona, Manchester City, Manchester United, Liverpool, Paris SG, Juventus dhe të tjerë.

Ndërkohë janë edhe disa klube të cilët përgatisin futbollistë për ekipet e lartpërmendura dhe fitojnë shumë nga marrëveshjet. Ndër të tjera mund të përmendim Monaco-n, Porto-n, Roma-n, Tottenham, Dortmund dhe me rradhë.

Më poshtë do ju sjellim disa nga marrëveshjet më me leverdi që kanë bërë disa prej klubeve.

1-Ousame Dembele. Dortmund e blen në verën e 2016 nga Stade Rennais për shifrën e 15 mln eurove dhe e shet një vit më pas te Barcelona për 115 mln euro.

2-Alisson Becker. Roma e mori në verën e 2016 nga Internacional-i në Brazil për shifrën e 8 mln eurove dhe dje e shiti te Liverpool për 75 mln euro, duke e bërë portierin më të shtrenjtë të historisë.

3- Kevin De Bruyne. Në sezonin 2013/2014 Ëolsburg e bleu nga Chelsea për 22 mln euro, ndërsa gjermanët e shitën në verën e 2016 te Manchester City për 76 mln euro.
4-Marquinhos. Në verën e 2013 Roma e bleu nga Corinthias-i në Brazil për 6 mln euro, ndërsa një sezon më pas e shiti te Paris SG për 31.5 mln euro.

5-N’Golo Kante. Leicester e mori në Francë në 2016 për shifrën e 9 mln eurove, ndërsa verën e kaluar, në 2017, e shiti te Chelsea për 36 mln euro.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb