Zëdhënësja e Komisionit Europian për Politika Fqinjësore dhe Negociata të Zgjerimit, Maja Kocijançiç ka dhënë detaje nga takimi që po zhvillohet sot në Bruksel, mes Frederica Mogherinit dhe delegacionit kosovar.

Mogherini në postimin e saj, po ashtu, ripërsëriti arsyet e këtij takimi të liderëve kosovarë me Mogherinin, ndër to edhe çështja e liberalizimit të vizave. Kocijançiç ka postuar foto nga takimi në fjalë në llogarinë e saj në Tëitter.

“Federica Mogherini takon Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin dhe Behgjet Pacollin, si dhe delegacionin kosovar të dialogut, por po ashtu që ta diskutojë perspektivën për liberalizim të vizave dhe progresit në rrugën drejt BE-së”. Kujtojmë se sot delegacioni kosovar pritet të takohet me Eurokomisarin për Migrim, Dimitris Avramopulos, ku pritet që kosovarët ta marrin lajmin për viza.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: