Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan tha të dielën se niveli aktual i lirës turke dhe luhatjes së saj në tregun e kursit të këmbimit valutor mund të shpjegohej me logjikën dhe rënia e saj e fundit tregoi se ka një komplot kundër Turqisë.

Duke folur për një turmë mbështetësish në qytetin bregdetar të Detit të Zi të Trabzonit, Erdogan përsëriti thirrjen e tij ndaj turqve – për ditën e tretë me radhë – për të shitur euro dhe dollarë për të rritur kështu lirën.

“Ky është një operacion kundër Turqisë. Qëllimi i këtij operacioni është të marrin në dorëzim Turqinë në të gjitha fushat. Lojën tuaj e pamë dhe ju sfidojmë. Nuk dorëzohemi”, tha Erdogan gjatë fjalimit.

Përtej retorikës politike të Erdogan komplot, lira turke filloi rënien, kryesisht mbi shqetësimet rreth ndikimit të Erdoganit mbi ekonominë, thirrjet e tij të përsëritura për norma më të ulëta të interesit përballë inflacionit të lartë dhe marrëdhëniet e përkeqësuara me Shtetet e Bashkuara.

Pak ditë më parë, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të rriste tarifat për çelikun dhe alumin turk, ashtu siç kishte bërë me vende të tjera. Kjo bëri që lira të pësonte sërish ulje.

Tajip Erdogan u zotua të marrë masa në përgjigje të masës së SHBA për të dyfishuar tarifat mbi importet e metaleve nga Turqia.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: