TIRANE – Konsumi total i kripës tek një femër nuk duhet të jetë jo më shumë se një lugë çaji (6 gr) në ditë, duke përfshirë kripën në bukë dhe ushqimet e konservuara, e të përpunuara. Kripa duhet të merret gjithnjë e jonizuar. Prevalenca e lartë e hipertensionit dhe rritja e vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë nga sëmundjet cerebrovaskulare janë të lidhura me konsumin e tepërt të kripës shkruan Shëndeti.
Prandaj rekomandohet përdorimi i saj deri në 6 gr kripë në ditë. Shumica e njerëzve konsumojnë më shumë se kjo sasi, shpesh pa e ditur, sepse kripa është e fshehur në ushqime të tilla si buka, djathi, si dhe ushqimet e përpunuara dhe të konservuara. Disa rekomandime lidhur me këtë janë:

Ushqimet e përpunuara që gjenden në treg duhet të jene të etiketuara, në se nuk janë, konsumatorët duhet të pyesin për përmbajtjen e kripës.
• Produktet ushqimore që përmbajnë sasi të madhe kripe (të tymosura, të konservuara, të përgatitura ne formë turshie), duhet të konsumohen në sasi të vogla dhe jo rregullisht.
• Duhet të rritet konsumi i ushqimeve me sasi të vogël kripe si zarzavatet dhe frutat.
• Duhet të paksohet sasia e kripës që shtohet gjatë gatimit, apo procesit të përpunimit të ushqimeve. Gjithashtu gjatë përpunimit të ushqimeve mund të shtohen edhe përbërës pikant, erza për ti bërë ato me të shijëshme.
(BalkanWeb)

Etiketa: