Kopertina e fundit e revistës “TIME” është fokusuar tek samiti i fundit i Presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin në Helsinki.

Kopertina e revistës që pritet të dalë në shitje më 30 korrik tregon dy liderët të bashkuar në një person të vetëm nëpëmjet Photoshop.

Sipas Huffington Post, kjo tregon egon e madhe të dy liderëe në një të vetëm. Botimi i ri i revistës u bë publik ditë pas samitit të Trump e Putin, ku dyshja nuk ngurroi të thoshte fjalë të mira për njëri-tjetrin.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Trump ishte në të njëjtën anë me Putin, kur ku i fundit tha se ka disa forca në SHBA që duan të përkeqësojnë marrëdhëniet mes dy vendeve për interesat e tyre.

Kështu ai pranoi mohimet e Putin në lidhje me ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.

“Nuk e kuptoj pse do ta bënte një gjë të tillë Rusia,” tha Trump.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: