BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Kosova
15 Maj 2013 - 22:21 | LAJME
TRANSLATE
 
Botohet bilanci zyrtar i Luftës së Kosovës: 11 840 të vrarë
Botohet bilanci zyrtar i Luftës së Kosovës: 11 840 të vrarëTIRANË-Katërmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, vijnë shifrat zyrtare mbi pasojat e këtij konflikti të përgjakshëm. “Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999”, “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999”, botime të Agjencisë Shtetërore e Arkivave të Kosovës, u promovuan dje në Akademinë e Shkencave në Tiranë. Drejtori i Institutit të Historisë, Beqir Meta, historiani Maringlen Verli e të tjerë të pranishëm e quajtën një ngjarje botimin e këtyre dy librave, që dëshmojnë për herë të parë, përmes shifrash zyrtare, masakrat serbe në Kosovë.

Për drejtorin e Arkivave kosovarë, dr. Jusuf Osmani, grumbullimi i të dhënave mbi vrasjet, dhunimet, shkatërrimet, depërtimet, nuk ka qenë i thjeshtë. Sipas tij, puna për grumbullimin e të dhënave është bërë në grup, me bashkëpunëtorë nga treva të ndryshme dhe me vizita pothuaj në çdo vendbanim të Kosovës. “Qëllimi themelor i botimit të këtyre librave është prezantimi i fakteve, që paraqesin dokumentacionin për krimet e Serbisë në Kosovë ndaj popullatës kosovare e posaçërisht ndaj fëmijëve gjatë viteve 1998-1999. Politika antishqiptare e serbëve është manifestuar me shekuj, me programe gjenocidale, duke filluar që nga Naçertania e Garashaninit, më 1844, e deri te programi “Patkoi”, më 1999, me synim zbrazjen e tokave nga popullsia shqiptare dhe serbizimin e tyre. Kjo luftë u zbatua nga formacionet ushtarako-policore dhe paramilitare serbe, të cilët vranë, masakruan, zhdukën, dhunuan, dëbuan dhe deportuan popullsinë civile shqiptare, i plaçkitën, dogjën dhe rrënuan shtëpitë, objektet fetare, shkollore, kulturore, ekonomike, e të tjera, si dhe vendbanime të tëra shqiptare, me synim spastrimin etnik”, tha Osmani, raporton gazeta Panorama.

- Ai shtoi se publikimi i këtyre shifrave është një detyrim ndaj viktimave dhe familjarëve të tyre. Sipas dr. Osmanit, opinioni ndërkombëtar ende është shumë pak i informuar mbi krimet gjenocidale që janë ushtruar mbi popullsinë e Kosovës. “Regjistri i fëmijëve të vrarë, të pafajshëm dhe të paaftë për vetëmbrojtje është gati i pabesueshëm. Nga janari deri më 12 qershor 1999 janë vrarë ose evidentohen të zhdukur 1 396 fëmijë, nën moshën 18-vjeçare, apo më tepër se 11 për qind e viktimave të përgjithshme të të vrarëve në Kosovë. Kjo statistikë për dhunën mbi fëmijët është më tragjikja në historinë e re të Evropës”, tha ai. Sipas të dhënave të grumbulluara, në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12 843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1 741 femra, ndërsa në altarin e lirisë kanë rënë 2 261 dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria. Veç vrasjeve, janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi, janë dëbuar nga Kosova më se 1 milion banorë.

- Bilanci i luftës në Kosovë
-
- Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999
-
- - Vrasjet, masakrimet
-
- - Dëbimi i popullatës shqiptare nga Kosova
-
- - Varrezat masive
-
- - Vrasjet e të rinjve, femrave, pleqve, fëmijëve, intelektualëve, etj.
-
- - Dhunimet e femrave
-
- - Rrëmbimi i të rinjve dhe të tjerëve, dërgimi dhe vrasja në Serbi.
-
- - Helmimet
-
- - Rrënimi i objekteve të banimit, objekteve ndihmëse, objekteve ekonomike, arsimore, kulturore, fetare etj.
-
- Shkatërrimet e shtëpive dhe objekteve të tjera
-
- Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589
-
- Shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358
-
- Zyra të vendit: 71
-
- Shtëpi kulture: 30
-
- Biblioteka publike dhe shkollore: 93
-
- Objekte shëndetësore: 123
-
- Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215
-
- Kisha katolike: 5
-
- Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101.
-
- Pasojat e luftës
-
- Okupimi klasik i Kosovës
-
- Sjellja e forcave të mëdha ushtarake në Kosovë
-
- Masakra të mëdha
-
- Vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra.
-
- Periudha janar 1998 – 12 qershor 1999:
-
- Vrarë: 11.840 viktima nga Kosova,
-
- - 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç.
-
- - 296 fëmijë deri në 5 vjeç.
-
- - 1739 femra
-
- - 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare.
-
- - 1450 banorë ende janë të pagjetur.
-
- Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare.
-
- Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosove:
-
- Janë dëbuar nga Kosova rreth 1 milion banorë
-
- 443.300 ishin vendosur në Shqipëri;
-
- 247.800 në Maqedoni,
-
- 69.300 në Mal të Zi;
-
- 21.700 në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsej 782.100.
-
- Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475
-
- refugjatë, duke përfshirë
-
- 13.639 në Gjermani
-
- 7.581 në Turqi
-
- 5.829 në Itali
-
- 5.730 në SHBA
-
- pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj.

(d.b/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga Fatbardh Doci S.C.New York, New York mė 17-05-2013 nė 22:05
Nuk na esht dhen rasti ta lexojm
Duhet ishte shkruar ne shume gjuhe serb,Rus,Fr Ang etj
Por per promovimin libri duheshin qeveritar Sh. e K.
dhe jo vetem 2 shkanctare
bile duhet ishin ftuar dhe gjith Ambasadat ne Sh. K,mbase ndokush
akad e shke serbe duhet ishte ftuare ruse.

dy shifar nuk jane te sakta
Numri ref sh 443.300 esht zvoglua mbi 2 here,
dhe numri i te zhdukurve esht svogluar nga 1750.
Me gjith ate mund te behen shtojca
Aqe me keq autoret e perdorin per referca.

Dėrguar nga Atdhe, Prizre mė 16-05-2013 nė 15:29
Me vonese, keto statistika eshte dashte te nxirren mbrenda dy viteve mbas perfundimit jo te "konfliktit" por te LUFTES, per ata qe e kan perjetu Lufte e vertet ka qen, me kalimin e kohes harrohen shum detaje nga deshmitaret.

Dėrguar nga Adrian Lamovic, Република Србиј& mė 16-05-2013 nė 10:39
asgje

Dėrguar nga ahmeti, tirane/shqiperi mė 16-05-2013 nė 09:45
Eshte nje material i mire per tu shperndare ne Shqiperi,Kosove,ku banojne shqiptare,por edhe neper kancelarite e Europes e Botes mbare,deri ne OKB.Te jete teme referimi ne cdo personel te ambasadave te Shqiperise-Kosoves..!Vetem keshtu krimet cnjerezore te serbeve nuk harrohen,opinioni boteror informohet etj.
Nje film dokumentar i ilustruar mire,duhet pergatitur e shperndare ne bote,te marre pjese nder festivale filmi etj. Edhe keshtu,serbet guxojne te hedhin balte ndaj UCK-se.!Ing.Ahmeti

Dėrguar nga Gj.Balaj, Wien_peje mė 16-05-2013 nė 09:37
Urime urime per kete botim,pune e madhe dhe uroj qe Akademit Shqiptare te punojn hala ma shume ne kete dreitim,se politika eshte e zenun me tendera.qdo germ qe shenohet nuk humb kurr.
Shendet

Dėrguar nga shqiptari, tt mė 16-05-2013 nė 09:11
e dime e dime , po ti shikosh kosovaret ktej ne europe . i kane harruar kto , ti shikosh puthen ne buze me serbet dhe serbishten vdesin ta flasin ,, njerez pa gjak ..

Dėrguar nga eneja, worcester mė 16-05-2013 nė 00:53
shume te keqija i jane bere kombit shqiptar prandaj shqiptaret jane ndare ne 5 shtete se shqiperia ka qene edhe do te jete e madhe do ose nuk do greku a po serbi nga 92.000km katror mbeti vetem 28.000km ku vajten km katror te shqiperise i di e gjith bota ku jane ne greqi ne malin e zi ne maqedoni serbi bosnje edhe kush e beri kete katastrofe vet evropa qe tani po mundohet ti ketheje shqiperise nje kafshate kur ka me mijra kafshate qe jane te gelltitura nga vendet fqijn ne se ballkani bashkohet

Dėrguar nga Anri, Tirane mė 15-05-2013 nė 23:37
Kosove, te kam ne zemer!

Dėrguar nga PO TANI, UK mė 15-05-2013 nė 22:46
A thua tani do ta zere sedra serbine dhe do ti kerkoje falje kosoves
A thua edhe pas ketyre fakteve serbet e mitrovices do ndjehen te shtypur
Per cka beri serbija ne ballkan duhet te kishte fatin e gjermanise se viteve 1945
Ose per te mos thene fatin e hiroshimes se japonise
Edhe nje here bota u tregua zemer thyer
       Shqiperia
23 Tetor 2014
Suedia refuzon azilin për familjen e Admir Tafilit, si u masakrua nipi
Bordi i Migracionit në Suedi refuzon azilin për familjen e Admir dhe Genci Tafilit, të dënuar për krime të rënda, si pasojë e një historie gjakmarrjeje të nisur 14 vite më parë në Shkodër
KOMENTO
       Kosova
23 Tetor 2014
Jahjaga: Pranimi në KON, lajm i mrekullueshëm
Pas urimit të Kryeministrit në detyrë Hashim Thaçi, pranimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar e ka uruar edhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.
KOMENTO
       Rajoni
22 Tetor 2014
Rama nė Beograd, Vuēiē: Shtyrja e vizitės, mbrojtėm interesat kombėtare
Kryeministri i Serbisė Aleksandar Vuēiē ka komentuar sot pėr mediat vendase se pret qė vizita e Kryeministrit tė Shqipėrisė, Edi Rama mė 10 nėntor tė jetė "e dobishme dhe e frytshme"
KOMENTO (8)
       Bota
23 Tetor 2014
12 sulme ajrore pengojnë një sulm të ISIS-it pranë digës së Mosulit
Koalicioni nën drejtimin e SHBA-së ndërmori 12 sulme ajrore në 24 orët e fundit që kanë mundësuar dështimin e një sulmi xhihadist të organizatës së Shtetit Islamik pranë digës së Mosulit në Irak, njoftoi sot Pentagoni.

KOMENTO
       Sport
23 Tetor 2014
Flet avokati i FSHF-së, Hajdari: S’ka shtyrje, 3 pikë në tavolinë
Dosja voluminoze e mbrojtjes së Sh qipërisë në UEFA për dhunën në Beogradit është përgatitur në studion e avokatisë "Haxhia & Hajdari", studio që edhe vetë Federata Shqiptare e Futbollit e ka zbuluar në deklaratën e saj.

KOMENTO (1)
       Kulture
22 Tetor 2014
Rama: Kryeministria, ekran i gjallė i betejės kundėr kancerit tė gjirit
Kryeministri Edi Rama nėpėrmjet njė postimi nė rrjetin social bėri tė ditur se nesėr Kryeministria do tė shndėrrohet nė njė ekran tė gjallė pėr tė luftuar kancerin me informacion
KOMENTO (3)
       Metropol
22 Tetor 2014
Taylor Swift: Nuk kam nevojë për meshkujt për të gjetur frymëzim
Taylor Swift ka deklaruar se po e shijon jetën si beqare pasi po vërteton se mund të bëjë muzikë të mirë pa pasur nevojë për një mashkull në krah
KOMENTO
       Teknologji
23 Tetor 2014
Microsoft bllokon 10 milionë mesazhe të padëshiruara në minutë
Shumë përdorues të mesazheve elektronike mund të marrin çdo ditë mesazhe të padëshirueshme në llogaritë e tyre, ndaj duan të dinë se si t’i bllokojnë ata, në mënyrë që të mbajnë larg përmbajtje të tilla nga kutia e mesazheve.
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
“Zoti President mos ma prek tė dashurėn!” Obama: Nuk kisha ndėrmend
 
 
BALKANWEB.TV
Demokratėt mbledhje me dyer tė mbyllura, kundėr rritjes sė gjobave
 
 
BALKANWEB.TV
Kanada, tė shtėna me armė nė parlament, policia vret autorin
 
 
BALKANWEB.TV
Gjyqi ndaj Frrokut, pyetet dėshmitari i mbrojtur. Fatmir Vladi nuk e ndryshon dėshminė
 
 
BALKANWEB.TV
Marrėveshja pėr rikthimin e PD nė Kuvend, Bylykbashi: Rama tė ngrihet nė nivelin e Nanos
 
 
BALKANWEB.TV
Moody’s: Ekonomia shqiptare e qėndrueshme nė nivelin B1
 
 
BALKANWEB.TV
"Energjia", Rama: S'ka rritje ēmimi. Debitorėt 5 ditė afat pėr faturat, pėrndryshe vepron ligji
 
 
BALKANWEB.TV
Klandestinėt e kapur nė Gjirokastėr: Pėrpiqemi tė shpėtojmė, Siria ėshtė e frikshme
 
 
BALKANWEB.TV
Totozani debat me Xhafaj: Po e ktheni institucionin nė sekretariat teknik
 
 
BALKANWEB.TV
Paketa e re fiskale, nė Janar cmimi i karburantit shtrenjtohet me 12 lekė pėr litėr
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Krimi ka kapur shtetin, tė paprekshmit janė nė parlament
 
 
BALKANWEB.TV
Panariti: Jo monopole nė industrinė e miellit, do hartojmė paketėn integrale tė brumrave
 
 
BALKANWEB.TV
Ndahet kėsti i radhės, Veliaj: Do zerojmė tarifat pėr fėmijėt e tė pėrndjekurve
 
 
BALKANWEB.TV
Romė, turistėt vandalė kėncejnė nudo nė shatėrvanin antik
 
 
BALKANWEB.TV
Ngjarjet nė Beograd, Dade: Ministria e Jashtme tė informojė Kuvendin
 
 
 
 
FOTOGALERI
Jennifer Aniston dhe Justin Theroux do tė martohen?
 
 
FOTOGALERI
Njė zanė seksi bombė si Katie Price
 
 
FOTOGALERI
Ish-sulmuesi i Milanit, Robinho akuzohet pėr pėrdhunim nė grup
 
 
FOTOGALERI
Taylor Swift: S’kam nevojė pėr meshkujt pėr tė gjetur frymėzimin
 
 
FOTOGALERI
Aktroja Gomez vesh ēorape me sandale
 
 
FOTOGALERI
Kanada, tė shtėna me armė nė parlament, policia vret autorin
 
 
FOTOGALERI
Indi, dentistėt operojnė pacientėt nė rrugė pėr pak qindarka
 
 
FOTOGALERI
Casye Batchelor tregon gjoksin e saj tė ri
 
 
FOTOGALERI
Donte tė takonte ish-tė dashurin me ēdo kusht, futet nga oxhaku por ngec keq
 
 
FOTOGALERI
Ja ēfarė ndodh nė njė universitet tė Gjermanisė
 
 
FOTOGALERI
Flutura i futet nė vesh, ja fotot e nxjerrjes sė saj
 
 
FOTOGALERI
Kimberley Garner, harron tė veshė diēka
 
 
FOTOGALERI
Mediat azerbajxhanase ne fokus viziten e Ilir Metes
 
 
FOTOGALERI
Miley Cyrus, gjithmonė me kėmbėt pėrpjetė
 
 
FOTOGALERI
Larg Victoria Secret, modelja nė njė film me metrazh tė shkurtėr
 
 
FOTOGALERI
Monica Apor, seks bomba nga Brazili
 
 
FOTOGALERI
Nje mjet i veēante, i ndėrtuar nė shtėpi, per te levizur ne qytet
 
 
FOTOGALERI
Kate, mahnitėse nė daljen e pare publike pas njoftimit pėr shtatzėninė