BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Kosova
26 Maj 2013 - 20:56 | LAJME
TRANSLATE Perktheje lajmin ne gjuhe te tjera
 
Hebrenjtë nga Prishtina: Jemi dëbuar, do padisim Kosovën
Hebrenjtë nga Prishtina: Jemi dëbuar, do padisim KosovënPRISHTINE-Me rastin e zbulimit të pllakës përkujtimore kushtuar viktimave të Holokaustit, në qendër të Prishtinës, sot janë shprehur përfaqësuesit e hebrenjve të dëbuar nga Kosova, por edhe njohësit e rrethanave historike nga periudha e Holokaustit.

Nisim Konforti braktisi Prishtinën para bombardimeve, dhe së bashku me familjen shkoi në Izrael. Ai është i zemëruar në institucionet kosovare, të cilat, dy vite pas ngritjes së cështjes në Gjykatën Komunale në Prishtinë, ende nuk i kanë kthyer përgjigje për kthimin e pesë shtëpive në qendër të qytetit, të cilat i takonin nënës së tij, anëtarit të vetëm të familjes që i mbijetoi Holokaustit. Ai paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në Strasbourg, shkruan Express online.

“Para se ta vizitoja Prishtinën, para dy viteve, një mik i imi dorëzoi një kërkesë në Komunë, bashkë me dokumentacionin e kompletuar. Në kërkesë nënvizohej fakti që për ato shtëpi ekzistojnë pronarët, që posedojnë gjithë dokumentacionin, që dëshmon se ato janë konfiskuar, nacionalizuar dhe marrë në kohën e Holokaustit”, tregon Konforti për radio KIM.

Sipas tij, shtëpia e tij familjare, që ndodhej në qendër të Prishtinës, është djegur në vitin 1997, dhe pas kësaj ngjarje, ai, bashkë me familjen - meqenëse bashkëshortja i punonte në Radiotelevizionin e Prishtinës (RTP) - jetoi në një banesë të përkohshme në ndërtesën e RTP’së, afër tregut. Jetuan aty përkohësisht, duke llogaritur se situata e krijuar do të zgjidhej disi. Por, ndërkohë u detyrua ta braktiste Kosovën.

“Në të gjitha luftërat ne na kanë plaçkitur dhe vrarë. Unë nuk do të ndodhesha në Izrael, nëse në Kosovë do të kishim çfarëdo mundësie tjetër përpos ikjes dhe lënies prapa të gjithë asaj që kisha, për ku me ditë të satën herë”, thotë ai.

“Në pllakë shkruan se, hebrenjtë shkuan në Bergen-Belzen. Por, kjo nuk është e vërtetë. Ata fillimisht, afro 15 ditë i kaluan në kazermën e Prishtinës. Aty ishte edhe nëna ime, me tre fëmijët e saj. Po atë ditë ia pushkatuan burrin dhe vjehrrin”, thekson Konforti.

Historiani dhe njohësi i rrugëtimit të hebrenjve nga Holokausti e deri më sot, Milos Damjanoviç, thotë për radio KIM se, qëllimi i ngritjes së pllakës përkujtimore në Prishtinë është që Kosova të prezantohet si një shoqëri multikulturore dhe multietnike, e cila kultivon vlera europiane.

Ai pohon se, gjatë fjalimit në Prishtinë nuk u përmendën emrat e personave përgjegjës për përndjekjen e hebrenjve gjatë Holokaustit, siç ishte, për shembull, Xhafer Deva.

“Sipas dëshmive të hebrenjve që i mbijetuan Holokaustit, emri i Xhafer Devës ishte njëlloj sinonimi i Hitlerit. Po ashtu, neglizhohet edhe roli i divizionit Skënderbeg, i cili përbëhej nga shqiptarët, dhe i cili mori pjesë në arrestimin e hebrenjve në Prishtinë dhe në dhënien e ndihmës forcave të Gjermanisë naziste për deportimin e tyre. Pra, shqiptarët e Kosovës morën pjesë aktivisht në dhënien ndihmës për forcat okupuese, fillimisht atyre të Italisë, e pastaj edhe atyre të Gjermanisë, gjatë kohës së Holokaustit ndaj hebrenjve, në ndërkohë që harrohen historitë për joshqiptarët që i shpëtuan hebrenjtë në Kosovë”, sqaron Damjanovic.

Në kuadër të ‘Javës së Tolerancës’, e cila në Kosovë mbahet nga 20 deri më 26 maj, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, para ndërtesës së Parlamentit të Kosovës zbuloi një pllakë përkujtimore kushtuar viktimave të Holokaustit.

Me atë rast, kryeministri kosovar deklaroi se, “kurrë nuk duhet të harrojmë ata që e shpëtuan popullatën çifute në ato kohë të errëta, por edhe duhet të gjejmë forcë për të vazhduar rrugëtimin mbi konflikte dhe jashtë urrejtjeve”.

Në ceremoni foli edhe ambasadori i Izraelit, Jozef Levi.

Damjanovic ndërkohë thotë se, është e dhimbshme që “shumë familje serbe dhe rome, nga Prizreni e Prishtina, të cilat morën pjesë në shpëtimin e hebrenjve, dhe të cilat nga Izraeli u shpallën si përkrahëse të së drejtës dhe barazisë mes popujve, nuk u përmenden fare në këtë kontekst”.

(d.b/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga DARDANI, BRONX NEW YORK mė 31-05-2013 nė 05:45
EDHE NESE JENI LIDER NUK DOTE THOT SE PERQDO GJE VEQ JU DINI DHE TE TJERET JON KOT MEKETO BUDALLAKI QE I KENI NE KOK NA KAJTET NANEN ,QE ME SHEKUJ KEMI ME I PAGU PERJU NUKA PROBLEM SE BANKAT NE ZVICERR I KENI NGULFAT KOGJA SIMIR SIKUR RASTI I FUNDIT MES SHUKRI BUJES E ADEM AG GRABOVCIT MAFIJOZA KUR DUL ZOT KONJUVCA DHE DEKLAROI HAPTAS PER FARMEN DHE HALLET E TINA E SHUM TE TJER SIKY QE DESHTON ,E SHUM SI KETA MAFIOZA QE PASUROHEN NE SHPIN APO THON TROQ KORRIZ TE POPULLATES SE PA MBROJTUN TURP.

Dėrguar nga DARDANI, BRONXN EW YORK mė 31-05-2013 nė 05:36
Dhe izraeli vazhdon te mos na njoh,per arsye se e mban te okupuar palestinen dhe krijon vendbanime atje sikur serbija qe bente mene dhe per pllakaten parakuvendit te hollokostit neve dotena kushtoj shum shtrejt nga bota muslimone edhe ateher kur ishim ne prag te njohjeve nga egjypti sidhe libije qe tash von dote realizohen keto njohje e kjo esht kur udheheqesit ton veprojn pa kurrfar sensi politik .Nese doishte te ngrihej donje pllakat duhej te ishte maeqelluara nga miqt tan E GJORGJ W BUSH.

Dėrguar nga dardani, bronx new york mė 31-05-2013 nė 05:24
Mu me vjen keq kur kemi ksi lidera qe pa menduar fare veprojn,ne menyr gjysmake qe neve na sjellin shum pasoja .Pse tash te flasim per hollokostin kur ne ne ato vite skemi mujt me mbrojt vehten ton ejo te tjeret.me vjen keq kur je edhe historijan dhe se din historin dhe je lider sdin te prish.meket ngritje te kesaj pllake te hebrenjeve ngrire njohjet nga vendet muslimone si asht egjipti libija etjera kurdhet se izraeli e mban te okupuar palestinen si neve dikur serbija.

Dėrguar nga LAJM I HIDHUR mė 29-05-2013 nė 22:43
PER KOSOVARET DHE MAQEDONSAT....


Vritet numri 2 i talebanėve!

Ėshtė vrarė numri dy i talebanėve sot gjatė njė bombardimi nga avionėt amerikan pa pilot. Wali-ur Rehman Mehsud ishte njė nga figurat mė autoritare tė ekstremistėve, me lidhje tė ngushta me Al-Kaedėn.Ai konsiderohej gjerėsisht edhe si pasardhėsi i natyrshėm i Hakimullah Mehsud, drejtuesi aktual i talebanėve.

Dėrguar nga Gjyshi Vasil, Gjirokaster mė 29-05-2013 nė 09:10
Fundja, gje normale eshte per kosovaret tradhetia... Gjithmone e kane bere, qe nga koha e Skenderbeut

Dėrguar nga Arberi dr., New York mė 29-05-2013 nė 06:21
Lufte ka qen .
Kosova nuk e ka pas ase veten ne dore.
Divizini Skenderbeg i ka mobilizuar ushtaret Kosovae por gjith komandante kane qen gjermane vetem gjenrala kaneqene 4 po lene kolonela nenkolonela majora e komandanta kompanise kane qen kapitena e kom. Togash Togera.
Vetm shkrimtar e Koloneli Prek Gjeto Uli ishe gjat luftes Sekretar prefkture Prishtin
ka dhen njherash 100 pasaporata izralitve dhe e futene burge e derguan ne mathausen esht kthyer Prishtin fune 45.

Xh,d. ka qen me gjermanet

Dėrguar nga prishtina, ....... mė 27-05-2013 nė 20:40
ja pra kjo shtepi eshte menjeher mbrapa (ish lumi vellusha)rruges vellusha apo bajram kelmendi tash dhe nje rruge te ngusht ke menjeher ketu ne te djatht qe shkon ne vellushe e perball eshte KORZA ne nje kohe qe dilnim ne mbramje.ky me siguri paska gjet kete shtepi pasiqe ketu perpara ishte perball me dyqane qe kishte edhe jahudi dhe ne fund te rruges vellusha jane VORRET E JAHUDIVE.po nuk shkon me rrena more.keto shtepija jane pe prishtinalive edhe dyqanet gjithemon kane punuar dhe eshte banu

Dėrguar nga shqiptar, PR TR mė 27-05-2013 nė 20:08
rri atje u mos be blla blla shko vidhjav edhe naj shtepi palestinesve

Dėrguar nga shqiptar, PR TR mė 27-05-2013 nė 20:08
rri atje u mos be blla blla shko vidhjav edhe naj shtepi palestinesve

Dėrguar nga prishtina, ..... mė 27-05-2013 nė 18:18
po ne prishtine perpara eshte dit se shtepite e kujt ku jane.ske pas shume deri te GRAND HOTELI prishtina ka qene me rrugen VELLUSHA pastaj mbrapa tregut te gjelper te lumi prishtina,vellusha qe thash e te trekendeshi permendorja qe quhet tophane.ketu jane njoft njerezit shume mire se kush jane...shtepi vendali jahudi ske pas.jugosllavija sika lan ne ate kohe....
 Vazhdimi komenteve: 1   2   3  
       Shqiperia
23 Prill 2014
ILDKP i vendosi gjobė 50 mijė lekė, Hila: Do pėrballem nė Gjykatė pėr cėnimin e nderit
Zėvendės ministri i mbrotjes Dritan Hila ka deklaruar se njoftimin pėr vendosje gjobe nga ILDKP e ka marrė vesh nga mediat. Nė njė reagim ai shprehet se bėhet fjalė pėr vonesė nė dorėzimin e deklarimit tė pasurisė. Mė tej thekson se e pranon pagesėn e gjobės
S'deklaruan pasuritė, ILDKP gjobė ndaj zv/Ministrit, Hila dhe deputetit Suli

KOMENTO
       Kosova
23 Prill 2014
Jacobson: Themelimi i Gjykatës, lajm i mirë për Kosovën
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Jacobson, e ka cilësuar si lajm të mirë për Kosovën, miratimin e themelimit të Gjykatës së posaçme
KOMENTO (3)
       Rajoni
23 Prill 2014
Koridhalo, plagoset shqiptari i dėnuar, u pėrpoq tė pengonte njė konflikt
Njė i dėnuar shqiptar ėshtė plagosur me thikė nė spitalin psikiatrik tė burgut tė Koridhalosė nė Greqi, pasi ndėrhyri pėr tė penguar njė konflikt mes dy tė dėnuarve qė donin tė arratiseshin dhe gardianėve tė burgut
KOMENTO (1)
       Bota
23 Prill 2014
Lavrov: Do të reagojmë nëse cënohen të drejtat e rusëve
Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se Rusia do të hakmerret në rast se kërcenohen qytetarët rusë ashtu siç, sipas tij, janë cënuar interesat që ka çuar në luftë me Gjeorgjinë, për shkak të Osetisë së Jugut
KOMENTO
       Sport
23 Prill 2014
Liga e Kampionëve, Pique: Jemi fajtorë të gjithë jemi, jo vetëm Fabregas
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, u ka thënë tifozëve të klubit ta përcjellin frustrimin e tyre te e gjithë skuadra – dhe jo vetëm te Cesc Fabregas
KOMENTO
       Kulture
23 Prill 2014
Tespiet e Isa Boletinit në Cakran të Fierit
Në lagjen “Kastriot” jeton 76-vjeçari Sali Krasniqi, një burrë trupmadh, i veshur thjeshtë, bukur, me një borsalinë në kokë, të cilën e mban në çdo stinë. Ai është një nga më të vjetrit e familjes së madhe dhe të nderuar Gërguri
KOMENTO
       Metropol
23 Prill 2014
Sytë e meshkujve më tërheqësit, pas tyre femrat preferojnë fundshpinën
Sytë janë pjesa më tërheqëse për femrat tek meshkujt. Kështu rezultoi sondazhi i temave Soft në agjencinë e lajmeve online, BalkanWeb. Në temën “Cilën pjesë të trupit konsideroni më tërheqëse në pamje të parë tek një mashkull?”. Pjesa me pak e votuar? lexo renditjen
KOMENTO (1)
       Teknologji
23 Prill 2014
Vjen rripi i dorës që monitoron nivelin e oksigjenit në gjak
Meqë po rritet konkurrenca në kategorinë e pajisjeve që vishen që përdoren në palestër, kompania Withings ka vendosur të shtojë një monitorues të nivelit të oksigjenit të gjak në pajisjen Pulse O2, që të konkurrojë këto pajisje
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Ēuēi: Reforma territoriale s’ka lidhje me zgjedhoren, Rauning: Bashkėpunoni
 
 
BALKANWEB.TV
Basha: Ekonomia nė rėnie, Rama-Meta tė hapin sytė ose tė pėrballen me pasojat
 
 
BALKANWEB.TV
Kur fantazma ndjek ndeshje futbolli nė stadium
 
 
BALKANWEB.TV
Kosovė, parlamenti voton pėr Gjykatėn Speciale
 
 
BALKANWEB.TV
Jo vetėm lajme! Ja gafat gjatė transmetimit live nė televizion
 
 
BALKANWEB.TV
Gjyshi i Bleona Matės: Kam informacione se ėshtė nė Turqi, po e kėrkoj vetė
 
 
BALKANWEB.TV
Moti pėr sot 23 prill
 
 
BALKANWEB.TV
Raporti vjetor i Ministrisė sė Drejtėsisė, Naēo: Do reformojmė Kėshillin e Prokurorisė
 
 
BALKANWEB.TV
Dita e Ndėrkombėtare e Tokės, aktivitete edhe nė SHqipėri
 
 
BALKANWEB.TV
Miratohet projektligji, Lame: Jo legalizim ndėrtimeve pas 2009-ės
 
 
BALKANWEB.TV
Ankandi i obligacioneve 10-vjeēare, nesėr qeveria kėrkesė pėr borxh qytetarėve
 
 
BALKANWEB.TV
Restaurohet filmi “Tomka dhe shokėt e tij”
 
 
BALKANWEB.TV
6-vjeēari nė timonin e njė “Harley-Davidson”
 
 
BALKANWEB.TV
Kreu i SHISH 4 orė raportim tek 'Siguria': Kryepolicėt e rinj i mbajtėn shkresat nė sirtare
 
 
BALKANWEB.TV
Basha: Pushteti oligarkik i dyshes Rama-Meta po kėrcėnon demokracinė
 
 
 
 
FOTOGALERI
Tila Tequila shtatzėnė, tregon foto nė facebook
 
 
FOTOGALERI
Jonida Maliqi sėrish brune
 
 
FOTOGALERI
Diktatori fėmijė, zbulohet albumi i fėmijėrisė sė Kim Jong Un
 
 
FOTOGALERI
Ambasadori italian shijon bukuritė e Shqipėrisė, rafting nė Skrapar
 
 
FOTOGALERI
Sri Lankė, arrestohet dhe dėbohet turistja angleze me tatuazhin e Budės
 
 
FOTOGALERI
Tė presėsh veshjen, tendenca e re nė Hollywood
 
 
FOTOGALERI
Kate Middelton bėhet deejay
 
 
FOTOGALERI
Valeria Marini ndahet nga bashkėshorti, njė vit pas martese
 
 
FOTOGALERI
Lea Michelle, pėrkėdhelje dhe poza seksi
 
 
FOTOGALERI
Tiranė, makina del nga rruga dhe pėrfundon nė fast food, nuk ka tė lėnduar
 
 
FOTOGALERI
“Selfie” mė tė bukura tė personazheve tė njohur
 
 
FOTOGALERI
Makina pėrfundon nė kanal nė aksin Levan-Vlorė, dy persona humbin jetėn, njė i plagosur
 
 
FOTOGALERI
Njė burrė shėtit rosat me litar nė rrugėt e Londrės
 
 
FOTOGALERI
Ēfarė fshihet nė kėtė vrimė?
 
 
FOTOGALERI
Tre lesbike martohen bashkė, presin fėmijė e parė
 
 
FOTOGALERI
Florida, kapet peshkaqeni gjigand 365 kg, ja “lufta” e peshkatarit me bishėn
 
 
FOTOGALERI
Tre armė drejtuar njė foshnje, pamje shokuese nga Siria
 
 
FOTOGALERI
Pas 35 vitesh pėrfundon dhuratėn pėr vajzėn e tij