BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Kosova
01 Korrik 2013 - 11:28 | LAJME
TRANSLATE
 
Marrëveshja e MSA, Kukan: Kosova ka të ardhme Evropiane
Marrëveshja e MSA, Kukan: Kosova ka të ardhme EvropianeKryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian (PE) për Marrëdhëniet me Kosovën, Eduard Kukan, e ka vlerësuar arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se tani më e rëndësishmja është zbatimi i marrëveshjes nga të dyja palët.

“Fillimisht jam shumë i lumtur për mundësitë që të dyja palët patën të arrijmë këtu ku jemi sot. Nuk mund të jam i lumtur vetëm për marrëveshjen që është arritur në prill ndërmjet dy kryeministrave Thaçi e Daçiq, por do të jem më i lumtur edhe me implementimin e marrëveshjes që do të ndodhë në terren. Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka hapur një dritare për Serbinë, duke bërë që të hapen bisedimet për pranim e saj në Bashkimin Evropian, kurse për Kosovën hapja e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, është një dëshmi se Kosova po shkon drejt integrimit dhe ka të ardhmen evropiane”, ka thënë Kukan në intervistën për “Epokën e re”.

Ai ka bërë me dije se kjo marrëveshje për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë, e cila është dukur e paimagjinueshme të arrihet, duhet të merret si model i mirë nga të gjitha vendet e tjera të rajonit se si duhet të arrihen rezultate dhe të kalohen ndasitë që kanë palët ndërmjet vete.

“Kjo është një gjë shumë e mirë për neve dhe për të gjithë evropianët në përgjithësi. Ne mund të përdorim si shembull të mirë Kosovën dhe Serbinë, se si kanë arritur një marrëveshje e cila ka qenë e paimagjinueshme. Vetëm të kthehemi mbrapa dy vjet, askush nuk e ka paramenduar se në vitin 2013 do të kemi një rezultat që e kemi sot. Të dyja palët flasin dhe diskutojnë ndërmjet vete. Sot askush s’mund të thotë se nuk është arritur asgjë. Pra, kjo marrëveshje është shembull i mirë, si të gjejnë zgjidhje të pajtueshme të dyja palët”, ka thënë Kukan.

Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian (PE) për Marrëdhëniet me Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Malin e Zi, Eduard Kukan, e ka vlerësuar të rëndësishme edhe fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Kosovën.

“Fillimi i negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Kosovën është një hap me rëndësi. Kjo është shumë me rëndësi për Kosovën dhe është dëshmi se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe kjo është realiste”, është shprehur Kukan.

Në raport me liberalizmin e vizave për Kosovën, Kukan ka thënë se janë duke dhënë kontribut në këtë drejtim. Ai ka thënë se është diskriminim që qytetarët e Kosovës të jenë të izoluar.

“Ne natyrisht po japim kontributin tonë në këtë proces. Ky është një diskriminim që u është bërë qytetarëve të Kosovës. Ju jeni të vetmit që nuk gëzoni liberalizim të vizave. Ne përkrahim që sa më shpejt të përfundoj ky proces, edhe pse Kosova nuk është njohur nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian, por Marrëveshje për Stabilizim Asociim është dëshmi se gjërat mund të lëvizin përpara”, ka thënë Kukan.

Ai ka përcjell mesazh për liderët e Kosovës që të punojnë më shumë dhe t’i kryejnë detyrat që i kanë para vetes për të dëshmuar se janë pro-evropianë.

“Mesazhi im është se ata duhet të punojnë dhe t’i kryejnë detyrat që i kanë para vetes, të dëshmojnë se me punën e tyre janë pro-evropianë në politikat e tyre dhe të punojnë me idenë se vendi i tyre duhet të jetë në Bashkimin Evropian. Po ashtu, edhe populli i Kosovës duhet të përkrahë atë që është me rëndësi për ta, siç ka qenë rasti me bisedimet që janë zhvilluar me Serbinë”, ka thënë Kukan. 
(e.m/telegraf/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento
       Shqiperia
21 Tetor 2014
“Kurir”: Njė video vėrteton se Olsi Rama udhėzoi lėvizjen e dronit nė stadium
Gazeta serbe “Kurir” vazhdon tė kėmbėngulė pėr pėrfshirjen e vėllait tė kryeministrit Rama, Olsi Rama, nė incidentin e ngritjes sė flamurit tė “Shqipėrisė sė Madhe” nė stadiumin e Beogradit
KOMENTO (3)
       Kosova
20 Tetor 2014
Reagon vajza e Fahri Musliut: Mos u merrni me babanë tim!
Pas lajmeve të publikuara në mediat për një aludim se babai i kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiçit, mund të ishte gazetari i njohur Fahri Musliut, ka reaguar vajza e këtij të fundit. Valbona, i ka cilësuar shkrimet e fundit ndaj të atit të saj fyese për familjen e saj.
KOMENTO (9)
       Rajoni
21 Tetor 2014
Vuçiç: Janë arrestuar sulmuesit e dyqaneve të shqiptarëve
Kryeministri Aleksandër Vuçiç ka deklaruar ditën e sotme se janë identifikuar dhe arrestuar personat që kanë sulmuar dyqanet e shqiptarëve pas incidentit në ndeshjen e futbollit Shqipëri-Serbi
KOMENTO
       Bota
21 Tetor 2014
Avioni përplaset me makinën e borës në pistë, vdes shefi i “Total”
Shefi ekzekutiv i kompanisë gjigante të naftës “Total”, Kristofe de Marzheri ka gjetur vdekur pasi avioni i korporatës së tij është përplasur me një makinë për heqjen e borës, në aeroportin e Moskës
KOMENTO
       Sport
21 Tetor 2014
Intervista gjatë dhunës, provë videoja e Shulkut
Federata Shqiptare e Futbollit do të përdorë si prova në UEFA edhe intervistat e dhëna nga zyrtarë të lartë pak minuta pasi ishte ndërprerë ndeshja
KOMENTO
       Kulture
21 Tetor 2014
"Kutia", një film në letër për incidentet elektorale
Një incident i rëndë ndodh në një qendër votimi të një prej komunave largëta të Shqipërisë. Anëtarët e Komisionit Zgjedhor, megjithëse nuk janë fajtorë, përpiqen të zgjidhin incidentin
KOMENTO
       Metropol
21 Tetor 2014
Legjenda e boksit Muhammad Ali në gjendje të rëndë, nuk lëviz dhe nuk flet
Gjendja shëndetësore e legjendës së boksit profesionist botëror Muhammad Ali është tejet e rëndë
KOMENTO
       Teknologji
21 Tetor 2014
iPad-ët kushtojnë më shumë në Evropë sesa në SHBA
Kur doli iPad-i i parë në treg, në vitin 2010, ai kushtonte 499 dollarë për modelin bazë me 16GB hapësirë të brendshme. Për 100 dollarë më shumë, klientët mund të merrnin modelin tjetër me më shumë hapësirë
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Moti pėr sot 21 tetor
 
 
BALKANWEB.TV
Incidenti nė Serbi, Rama: S'mund tė ecim drejt BE-sė duke i vėnė ‘stėrkėmbēa’ njėri-tjetrit
 
 
BALKANWEB.TV
Hajduti rrihet me shkop nga shoferi i autobusit
 
 
BALKANWEB.TV
Tiranė, 4 familje pėrplasen me pėrmbaruesit, njė person tenton vetėvrasjen
 
 
BALKANWEB.TV
Bota nė njė minutė, fotot top te ditės
 
 
BALKANWEB.TV
Murphy: Simbolika e takimit Rama-Vuēiē, mė e rėndėsishme se kurrė
 
 
BALKANWEB.TV
Rama: Ballkani pa Europėn plas si fuēi baruti, e trazoi njė balonė elektronike
 
 
BALKANWEB.TV
Ballisti nderon ballistin!
 
 
BALKANWEB.TV
Familja Zaimi me 2 fėmijė tė sėmurė: Apel shtetit, protezė pėr vajzėn, kemp pėr djalin
 
 
BALKANWEB.TV
Samiti nė Milano, mediat italiane: Delegacioni shqiptar ia mbathi nė kazino
 
 
BALKANWEB.TV
Deputetėt e PS kundėr rritjes sė gjobave. Majko: Ka policė qė janė vetėm kafka folės
 
 
BALKANWEB.TV
Viti i ri akademik me probleme, studentėt protesta pėr rritjen e tarifės
 
 
BALKANWEB.TV
Dy femra rrihen me grushta nė mes tė Tiranės
 
 
BALKANWEB.TV
Akciza e duhanit, debat mes ministrit Cani dhe Braēes pėr rritjen e ēmimit
 
 
BALKANWEB.TV
Kallėzimi ndaj Bodes, Cani: Pėr ēdo shkelje do t’i drejtohemi Prokurorisė
 
 
 
 
FOTOGALERI
Banditėt nė pishinėn olimpike tė Rio, selfie me pushkė pėrfundon ne Facebook
 
 
FOTOGALERI
Tentohen tė nxirren nga banesa 4 familje, pėrplasje fizike me permbarimin
 
 
FOTOGALERI
Nė shitje armėt pėr vrasjen e vampirėve, ja seti shumė i rrallė
 
 
FOTOGALERI
Njė 29-vjeēar seksi, ministri suedez i Shėndetėsisė
 
 
FOTOGALERI
Ngel dy herė nė provimin e matematikės, bėn tatuazh formulėn nė tė pasme
 
 
FOTOGALERI
Rusi, artisti pret veshėt nė shenjė proteste kundėr politikės
 
 
FOTOGALERI
‘The sons of War’: Udhėtim tek refugjatėt sirian
 
 
FOTOGALERI
Gjermani, kancelarja Angela Merkel bėhet Pipi Corapegjata nė pikturė
 
 
FOTOGALERI
Ja bukuroshja misterioze qė po ēmend Instagramin
 
 
FOTOGALERI
Vajzės sė dehur i ngec koka nė bankėn e pijeve
 
 
FOTOGALERI
Turbulencė nė fluturim, 22 tė plagosur nė Singapore Airlines
 
 
FOTOGALERI
SHBA, i paralizuari shkon drejt altarit me kėmbė falė njė roboti
 
 
FOTOGALERI
Fytyra e faraoni Tutankhamun, lindi nga inēesti, vdiq nga deformimet fizike
 
 
FOTOGALERI
Meksikė, fruti i veēantė me shije pudingu me ēokollatė
 
 
FOTOGALERI
Kafshė apo arkitektė? Kur foleja shndėrrohet nė vepėr arti
 
 
FOTOGALERI
Sara Hoxha nuk e fsheh mė dashurinė pėr Ledionin
 
 
FOTOGALERI
Emigrantėt gjenden tė fshehur brenda lavatriceve
 
 
FOTOGALERI
Nis viti i ri akademik studentėt protestė, “Mirėsevini tė dashur klientė’