BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Kosova
30 Prill 2012 - 17:33 | LAJME
TRANSLATE Perktheje lajmin ne gjuhe te tjera
 
Nuset e mitura të Kosovës!
Nuset e mitura të Kosovës!PRISHTINE - Tradita e martesave të hershme tek komuniteti rom, ashkali dhe egjiptas, (RAE) nuk ka pësuar ndryshime. Vajzat e tyre ende martohen të mitura si nënat dhe gjyshet. Kur fëmijët lindin fëmijë, sfidat janë të mëdha.

Edhe pse sapo kanë kaluar të 40-tat, Gezimi dhe Sulltanja egjiptas, kanë 25 vjet martesë dhe pesë fëmijë. Katër prej tyre i kanë martuar në moshën 15-16 vjeçare ndërsa tashmë janë gjyshër të 7 nipave dhe mbesave. Edhe ata u fejuan sapo morën në dorë Abetaren. Bashkë me shkronjat e para mësuan se të tjerët kishin marrë për ta vendimin më të rëndësishëm në jetë.

“Jam feju 7 vjeç, kur s´kam dit as çka asht fejesa. Disa shokë bajshin hajgare me mu dhe pse isha i fejuar me shihnin ndryshe. Pasi mbusha 15 vjet jam martu me dasëm e me flamur kombtar shqiptar, siç e kemi tradite. E sot i falënderoj prindërit e mi që m´kanë taku me nje familje dhe vajze të ndershme të cilën e kam edhe sot dhe i kam me te 5 fëmijë”, thotë Gëzim Pallulli.

Bashkëshortja e Gëzimit, Sulltanja rrëfen po ashtu të njëjtën histori. Martesa nuk e la gjatë luante me moshataret: “M´kanë feju 7 vjet e m´kanë martu me 15 vjet. E re, por...atëherë o konë zakon ku t´jep baba dhe na t´ pëlqeu e s´të pëlqeu, asht dashtë me e marr. Mua Gëzimi më pëlqente, por...Nuk t´rrej! Ditën e parë-nuse u pata mërzit shumë se erdha prej qyteti n´katund e mendojsha: “Khu, qysh me ik e me shku n´shpi?!”Mandej u msova e s´më dukej kund më mirë. Shtatzanë fill jam mbet. Me 16 vjet ma ka fal Zoti djalin. I kemi pesë fëmijë, tri çika e një djalë i kemi martu. Tash i kam 41 vjet dhe jam gjyshe e katër nipave e tri mbesave”.

Tradita e martesave të hershme dhe të komunitetit RAE, bën që të zvogëlohet mundësia e shkollimit dhe edukimit të mirëfilltë të brezave të rinj. Ndërsa arsyet për lidhje martesash mbesin të njëjta, si dikur.

Edhe familja e Gëzimit është ndër ato familje, të cilat janë mbajtur fort pas traditës, duke i martuar fëmijët, ashtu si vepruan paraardhësit nëpër breza; prej 15 deri në 17 vjet. “Unë i kam ruajt traditat dhe s´kam pas qejf me m´shku rrugëve t´kqija. Si e kanë kry shkollën i kam çu te burrat e vet. Asnjërin nuk e kam martu pa pyet. Të tria i kam në tri shtete t´Evropës dhe të gjitha e kanë jetën ma t´mirë se te unë”, arsyetohet Gëzimi.

E njëjta ndodhi edhe me Binakun, djalin e vetëm të kësaj familjeje, i cili u martua në moshen 16-të vjeçare, me nusen një vit më të re, me të cilën ka dy fëmijë. Por kjo familje tradicionale egjiptase ka vendosur të nisë një udhë të re. Edona 13 vjeçare ka forcën për të sfiduar fatin dhe guximin për një jetë më ndryshe dhe të ardhme më të mirë. Ajo mendon se duke ruajtur vlerat tradicionale mund të përqafohen ato bashkëkohore. “Nuk martohem herët në asnjë mënyre. Në pajtim me prindërit do të vazhdoj shkollimin. Martesa, pas diplomimit ne fakultet. Kismet!”

Martesa, si një vendim i rëndësishëm në jetë, në familjet RAE nuk ka pësuar ndryshime me kalimin e kohës dhe vajzat martohen –të mitura, si nënat dhe gjyshet e tyre. Dhe kur fëmija lind fëmijë, sfidat, të cilat do t´i përcjellin gjithë jetën janë të vetëkuptueshme, thotë për Deutsche Wellen-n, sociologja Vaxhide Sopjani, e cila është autore e një hulumtimi në bashkëpunim me organizatën “Save the Children”.
“Gjatë hulumtimi ne kemi has edhe nuse 12-13 vjeçare dhe rrallëherë mbi moshën 18-të. Në këtë moshë vajza e mitur vihet në pozitë shumë të rëndë, e papërgatitur për sfidat e bashkëshortësisë e sidomos të shtatzënisë dhe edukimit të fëmijëve, e cila është në shpërputhje të ashpër me aftësitë psikofizike të vajzave të këtij komuniteti.

Pikërisht këtu fëmijët lindin fëmijë të cilët s´janë në gjendje t´i edukojnë ashtu si duhet. Prandaj edhe kemi raste të shpeshta të kërkesës së ndihmës mjekësore, qoftë në psikiatri apo probleme gjenekologjike”, thotë z.Sopjani,

(er.nu/Deutsche Welle/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga enveristi, tiran mė 01-05-2012 nė 09:11
po mire e kan pse keta shipcat e ton qe jane shkolluar naj kajten nanen tu na vjedhe e qkrdhy,Pirolla u qofte RAE vetem vazhdoni se keshtu sepse vajzat tona na moren ftyren me gjithqka tu martue

Dėrguar nga maximus, Tirane mė 01-05-2012 nė 08:19
Ato nuk jane nuse te Kosoves por te komunitetit te tyre!
       Shqiperia
17 Prill 2014
11 turistė francezė bllokohen nga dėbora nė zonėn e Thethit
Njė grup prej 11 turistėsh francezė u bllokuan sot nga dėbora nė zonėn e Thethit. Ministria e Punėve tė Brendshme ka marrė masa emergjente pėr tu ardhur nė ndihmė turitėve qė udhėtojnė me 4 automjete
MM nis helikopterin pėr 13 persona tė bllokuar nė Tropojė
Operacion nga ajri nė ndihmė personave tė bllokuar nė Tropojė

KOMENTO
       Kosova
17 Prill 2014
Zvicër, bie numri i azilkërkuesve nga Kosova e Shqipëria
Në statistikat e fundit të azilkërkuesve në Zvicër prezantuar nga Zyra Federale për Migracion në Bernë (ODM) për tremujorin e parë të këtij viti, për herë të parë nuk figurojnë më ata nga Kosova apo Shqipëria, ku siç dihet deri muajve të fundit prinin në këto lista
KOMENTO
       Rajoni
17 Prill 2014
Greqi, përleshen shqiptarët në burg, vdes 24 vjeçari
Një sherr mes dy të dënuarve shqiptarë në burgun e Patras në Greqi, ka përfunduar tragjikisht për njërin prej tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi në burgun e Shën Stefanit, ku dy të burgosur shqiptarë u përleshën në hapësirën e përbashkët të burgut
KOMENTO (20)
       Bota
17 Prill 2014
Ukrainë, ndalohet hyrja e meshkujve rusë të moshës 16 deri në 60 vjeç
Kompania ajrore ruse, “Aeroflot”, njoftoi sot se ka marrë një paralajmërim zyrtar nga qeveria ukrainase që ndalon hyrjen në territorin e saj të të gjithë meshkujve rusë nga mosha 16 deri në 60 vjeç
KOMENTO
       Sport
17 Prill 2014
Nëse thyen këmbën, humb botërorin
Është shtuar dhe një lojtar tjetër në listën e atyre që di mungojnë Kampionatit Botëror. Kili e ka humbur një nga lojtarët e saj që pritej të merrte ftesën për në Brazil
KOMENTO
       Kulture
17 Prill 2014
Shuhet shkrimtari Gabriel Garcia Marquez, fitues i ēmimit “Nobel”
Autori i shumė librave dhe fitues i ēmimit “Nobel”, u nda nga jeta nė moshėn 87-vjeēare nga pneumonia, sėmundje qė e vuante prej kohėsh
Kryeministri Rama shpreh ngushėllime pėr vdekjen e Garcia Marquez
{5:18076}

KOMENTO
       Metropol
17 Prill 2014
Pornostarja shikon pėr herė tė parė filmat e saj, ja reagimi- VIDEO
Pornostarja Coco Velvett, protagoniste e tė paktėn 103 filmave pėr tė rritur, nuk i kishte parė asnjėherė skenat e interpretuara prej saj qė nė vitin 2008
KOMENTO
       Teknologji
17 Prill 2014
Ushqyesit e tabletit Lumia 2520 mund të pësojnë “shok elektrik”
Nokia ka njoftuar të gjithë përdoruesit e tabletit Lumia 2520 se ushqyesi i tij është me defekt dhe mund të pësojë “shok elektrik”
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Lavrov njofton njė marrėveshje kapėrcimin e krizės nė Ukrainė
 
 
BALKANWEB.TV
Pornostarja shikon pėr herė tė parė videot e saj, ja reagimi
 
 
BALKANWEB.TV
Operacion nga ajri nė ndihmė personave tė bllokuar nė Tropojė
 
 
BALKANWEB.TV
Zgjedhjet nė PD, sugjerimi i Aldo Bumēit: Tirana me 3 degė
 
 
BALKANWEB.TV
Pasagjerja i kėrkon seks, taksisti e refuzon
 
 
BALKANWEB.TV
Akuzat pėr terrorizėm, familja e 30-vjeēarit: Gerti nuk prek armė, s’ka qenė kurrė nė Siri
 
 
BALKANWEB.TV
Durrės, shpėrthen makina e biznesmenit, pak minuta pasi zbriti
 
 
BALKANWEB.TV
Nga shtatori regjistri elektronik nė klasat e 10-a, lidhje mėsues-prindėr-shkollė
 
 
BALKANWEB.TV
Punonjėsit e kompanisė ‘Armo’ protestė: Tė paguhen pagat e 4 muajve tė fundit
 
 
BALKANWEB.TV
Bizneset ankohen pėr kreditė e shtrenjta, Buxhuku: Fajtore BSH, s’funksionon
 
 
BALKANWEB.TV
'FA-droga', Kodheli: S’ka prova. Berisha: Avioni fluturoi. Rama: Ishin mushkonjat
 
 
BALKANWEB.TV
Gazetarja Irena Vreto nė gjendje tė rėndė, UGSH: Thirrje kryeministrit pėr fond kurimi
 
 
BALKANWEB.TV
FA nė trafik drogė? Lalla: Po verifikojmė, opozita tė sjellė faktet
 
 
BALKANWEB.TV
Fushata kundėr korrupsionit, Arvizu: Qė tė futeni nė BE, mendoni nė mėnyrė moderne
 
 
BALKANWEB.TV
Enriku, si i ndihmoi kosovarėt nė Vlorė, kur ishte vetėm 13 vjec
 
 
 
 
FOTOGALERI
Ndėrron jetė shkrimtari Gabriel Garcia Marquez, fitues i ēmimit “Nobel”
 
 
FOTOGALERI
Julia Roberts nuk njihet, problemet dhe shqetėsimet transformojnė aktoren
 
 
FOTOGALERI
Ēfarė ka ndodhur me Mariah Carey?
 
 
FOTOGALERI
Pornostarja shikon pėr herė tė parė videot e saj, ja reagimi!
 
 
FOTOGALERI
NASA zbulon planetin e ngjashėm me Tokėn
 
 
FOTOGALERI
Pashkėt, Papa Francesco lan dhe puth kėmbėt e 12 njerėzve me aftėsi tė kufizuar
 
 
FOTOGALERI
Mario Balotelli takon pėr herė tė parė vajzėn, Pia
 
 
FOTOGALERI
Lady Gaga mė e shpifur se kurrė pa Photoshop
 
 
FOTOGALERI
Modelja seksi me tė brendshme nė Instagram
 
 
FOTOGALERI
Veshjet transparente pėr pranverė verė 2014
 
 
FOTOGALERI
Nė Brazil kėrkohet Miss Fundshpina, ja kandidatet
 
 
FOTOGALERI
S’ka para pėr financimin e shkollės, studentja angleze zhvishet nė web
 
 
FOTOGALERI
Martin, burri qė bėn performca tė pabesueshme me kalin
 
 
FOTOGALERI
Edita Vilkeviciute, Engjelli nudo nė St Barths
 
 
FOTOGALERI
Gezuar ditėlindjen Victoria Beckham
 
 
FOTOGALERI
Manuela Arkuri nė pritje tė bebes
 
 
FOTOGALERI
Sofia Vengara pozon pėr ‘Woman’s Health’:Kam b... tė mirė
 
 
FOTOGALERI
Iran, vrasėsi shpėton nga ekzekutimi, prindėrit e viktimės e falin